Presidenti gozhdës…Edi Rama patkoit…Opozita daulleve të alarmit
nga Shkëlqim Selmani
Presidenti i ka rënë gozhdës dhe ka vendosur që zgjedhjet të bëhen në 13 Tetor 2019. Edi Rama i bie patkoit dhe nuk zbaton Dekretin e Presidentit duke e çuar popullin në votime farsë e potencialisht më pas edhe në përplasje civile. Lidershipi i opozitës u bie daulleve të alarmit dhe i kërkon popullit të bojkotojë këtë marrëzi elektorale. Populli, po populli ?! Besoj shumë se është zgjuar nga transi mendor 70 vjeçar dhe do t’i marri fatet e tij në dorë duke treguar mençuri dhe largpamësi dhe ti thotë JO votimeve moniste që janë një këmbanë paralajmëruese e rilindjes së diktaturës së Luçiferit. Njerëz, shpërfilleni ditën e nesërme, si ditë votimi, dhe kështu i keni dhënë një grusht të fortë kësaj politike të papërgjegjshme e kriminale. Shkoni në plazh a ku të doni, por mos u bëni bashkëfajtorë me marrëzinë e të shkoni të votoni ferrin tuaj të ardhshëm…