Pranë vijë së kuqe …

Nga Shkelqim Selmani

Data 30 Qershor, nga politika e papërgjegjshme dhe aventureske e Klanit të rrezikshëm, që fatkeqësisht qeveris sot Shqipërinë, po kthehet në një vijë e kuqe edhe për vetë mazhorancën ilegjitime, por edhe për opozitën e bashkuar. Nuk do uroja që as Edi Rama ta kalojë këtë vijë të kuqe më pasoja të rënda dhe të paparashikuara për popullin dhe vendin, por së pari do këshilloja opozitën të mos bjerë në kurthin e poshtër e të mirëmenduar nga djajtë, e të reagojë emocionalisht e forcërisht ditën e votimeve. Në se Edi Rama nuk heq dorë vullnetarisht mga mbajtja e votimeve në datën 30 Qershor lëreni atë dhe sektin e tij ta çojë marrëzinë deri në fund. Opozita bëri gjithçka mundi me protesta paqësore, demaskime ligjore e deklarata politike, që kjo idiotësi mos ndodhte. Në se ndodh, pas kësaj i lind e drejta opozitës ta thotë fjalën e saj përfundimtare dhe të mobilizojë popullin për të kërkuar kthimin e legjitimitetit zgjedhor dhe mbrojtjen e pluralizmit politik… I gënjen mendja ata që e mendojnë popullin frikacak e kavje eksperimentale. Shumatorja e zemërimit popullor kthehet në Tajfun që nuk ka fuqi tokësore që ta ndalë. Kuptojeni ju që keni mend për ta kuptuar. Sh.S.S. Specialist Sigurie.