POPUJT DËSHIROJNË NDRYSHIME
Nga Prof.Isuf LUZAJ
Popujt dëshirojnë ndryshime, kombinime, përparime, porse po nuk pati arritur një gradë kulture, nuk e njeh udhën e shpëtimit.
Vobegësia që po lodh popujt e Indisë Çinës, Amerikës Latine, Afrikës, ka mbetur në shkallën e RESICHATION -dorëheqja nga ç’do ide elementare, përparimtare.
Po t’u jepet popujve idea magnetike e lirisë
Politike, ekonomike, demokratike, përparimtare, atëherë popujt pëllcasin si bomba atomike; Shembullin e kësaj apoftegme e kemi të freskët në eliminimin e popujve nga tirania marksiste nga Rusia deri në Europë.
Dy idera krijojnë qytetërimin:
Rëzimi i idhujve fallso të vjetër.
Zberthimi i idealeve të rinj, këto dy faktorë kanë karakterizuar ç’do krizë historike.
Idetë që trondisin themelet e një shoqërie të vjetër, krijojnë reaksione në klasat zotëronjëse.
Këtu duken ndryshimet e dëshirave të njerëzve, sidomos gjatë krizës, rriten saqë bëhen dramatike. Duket qartë n’ato çaste që historia e njerzimit është një luftë e pa mëshirshme në mes të invencionit dhe konvencionit.
Këta koncepte kanë lëvizur boshtin e Historisë:
E drejta divine e mbretërve; sovraniteti i popullit; diktaturat e ç’do ngjyre: e zezë, e rrymtë, e kuqe ose e bardhë, absolutizmi të gjitha kundra sovranitetit të popujve, abolioni i tiranëve, abolicioni i skllavërisë; lufta e klasave;
E drejta e fjlaës; imperializmat, kolonizimet, janë shembujt e trishtur që karakterizojnë ndryshimin e koncepteve në mes të kombeve.
Operacioni i historisë i ngjan operacionit mjekësor
të kirurgjisë; duhet hequr kanceri nga truri i tiranëve për të marrë popujt jetë, liri, drejtësi barazi, vëllazërim.
* “Kujdesjet e Bletës” Vëllimi I, 360.
?