Politika që vret

Nga Shkëlqim  Selmani

Të jemi më të qetë, të bëhemi më racionalë në gjykimet dhe opinionet tona për incidentin e rëndë në Bularat të Gjirokastrës, që përfundoi me vdekjen e shtetasit shqiptar minoritar ekstremist grek. Së pari ngushëllime familjes. Së dyti pse kjo histeri nacionaliste nga qarqe politike e mediatike në Greqi dhe nga shumë komentues në Shqipëri ? Përgjigja e kësaj pyetjeje shpjegon situatën, por edhe e ndërlikon shumë atë. Shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë është politika miq, politika 200 vjeçare armiqësore dhe me pretendime territoriale e shtetit dinak, arrogant dhe agresiv grek dhe politika servile, frikacake e deri esadiste e shtetit inferior rrumpallë shqiptar në këto 30 vitet e fundit. Pa u futur në fakte e detaje të hollësishme që janë pa fund, kjo është e vërteta, na pëlqen a nuk na pëlqen. Pa ndryshuar kjo politikë, pa u hequr ligji absurd i luftës nga Greqia dhe pa u zbatuar parimi i të drejtës ndërkombëtare të reprocitetit nga qeveritë e Shqiperisë, ngjarje edhe më të rënda mund të ndodhin në të ardhmen. Zoti na ruajtë, se popujt nuk kanë pse paguajnë paudhësitë e ligësitë e politikanëve të papërgjegjshëm andej dhe këndej kufirit apo kudo qofshin ata….