Politika instiktive e Edi Ramës!

Nga Qamil Gjyrezi
Në studimin tim në vitin 2008 në Venezia, “Epistemologjia e Imagjinatës”, më është dashur të shfletoj edhe autorë të studimeve të Semiotikës së mendjes (studimit të shenjave mendorë). Një prej këtyre autorëve është edhe këndvështrimi i Michel Foucault i Biopolitikës dhe Semiotikës së politikës. Duke e analizuar me këtë teori intervistën e liderit demokrat Lulzim Basha tek emisioni “Opinion”, dallon qartë racionalitetin e Bashës dhe instiktin politik shkatërrimtar të Edi Ramës.
Intervista e liderit të opozitës Lulzim Basha prezantoi qartë realitetin, mendimin, racionalitetin e liderit demokrat, në kontraditë të madhe me mendimin politik, videon instiktive të Edi Ramës (Rama-hop) në Fier. Video e Fierit prezanton kryeministrin iracional, instiktiv të Shqipërsië, i cili krijon frigë dhe pasiguri tek njerëzit dhe që mbulon skandalet korruptive qeveritare dhe zemërimin popullor. Edi Rama nëpërmjet veshjes dhe sjelljes së tij “jo-normale” në zgjedhjet e vitit 2017, kërkonte të mbulonte hajdutërinë e vjedhjes së votave me bandat e tija.
Edi Rama përdor imagjinatën për të mbuluar hajdutëritë, ndërsa Lulzim Basha prezanton realitetin, duke i’u drejtuar të dhënave reale dhe ngjallur shpresën tek njerëzit.
Politika e imazhit e Edi Ramës, instiktive, iracionale, “jo-normale e kontrolluar”, ndjell frigën te njerëzit ndërsa racionaliteti dhe realiteti i Lulzim Bashës ngjall shpresën. Politika racionale përdor edhe zemrën dhe shpirtin, gjithmonë racionalisht. Basha në këtë intervistë premtoi se mbas fitores së madhe, rrëzimit të Edi Ramës, do të këndojë me intonacion më të “mire” “Himnin Kombëtar”!
Edi Rama nëpërmjet politikës instiktive, krijon imazhin e portaleve, premtimeve, investimeve, deklaron se do të bëjë port (dalje në det) në Fier, duke manipuluar, dizinformuar mbështetësit e tij. Në anën tjetër bën projekte me oligarkët dhe bandat e krimit për të vjedhur zgjedhjet dhe ndarë paratë e drogës.
Këtë sjellje (Shmangie) të Edi Ramës do ta sqaroi teorikisht me disa terma të shkruar nga Anthony Giddens tek libri “Sociologjia” të botuar në vitin 1998.
Shmangia, devijimi përcaktohet si moskonformizëm ndaj një norme të caktuar ose të një tërësie normash.
P.sh.” Ted Bundy pjesë e shoqërisë civile në Sh.B.A. nganjë anë bënte një jetë, luante një rol si tepër i vlefshëm në shoqëri, nga ana tjetër kryente shumë vrasje të tmerrshme”. (Giddens f.q. 122).
Sjelljet e Edi Ramës kanë elementë të shmangies dhe devijimit! Nganjë anë duket se po bën reforma, nga ana tjetër “shmanget” bashkëpunon me krimin dhe oligarkët, duke shkatërruar zgjedhjet e lira!
Politika instiktive e imazhit të Edi Ramës që krijon shtetin e frigës është në kundështim të plotë me elementët racionalë dhe real të Lulzim Bashës dhe opozitës që ngjall shpresë dhe besim për të ardhmen.
Politika instiktive e Edi Ramës përpiqet me të gjitha mjetet të ruajë sistemin e krijuar! Kurse politika racionale dhe programi i Lulzim Bashës ngjallin shpresën për ndryshimin e sistemit instiktiv të rrezikshëm që ka krijuar Edi Rama me Rilindjen!
Rama gjithashtu duket se me të vërtetë ka probleme me “veshin” dhe “syrin” e brëndshëm. Ai i “shikon” dhe “dëgjon” problematikat e njerëzve me imagjinatën e tij, duke mos “shikuar” dhe “dëgjuar “realitetin e njerëzve.
16 Marsi është edhe dita e ngjalljes së shpresës për të gjithë shqiptarët! 16 marsi do të shkërmoqi politikën instiktive të Ramës dhe do të sjelli racionalitetin dhe realitetin e Lulzim Bashës.
Qamil Gjyrezi, Lektor i Psikologjisë së artit