POLITIKA E PARTISË KOMUNISTE SHQIPTARE
Nga Prof. Dr. Isuf Luzaj
Partia Komuniste Shqiptare nuk pati as program politik, as strategji politike, as platforma derisa arritën emisarët e Titos: DUSHANI dhe MILADINI. Vetëm kur këta i mësuan komunistët shqiptarë mbi taktikat e axhitacjonit e propogandës, filluan të flisnin të rinjtë ilegalë mbi Frontin Nacionalçlirimtar. Moska nuk u jepte urdhër për AKCION partive komuniste të Europës, derisa të siguronte ALEANCËN me Perëndimin e sidomos me Amerikën, duke u justifikuar që respektonte paktin MOLOTOV me MINISTRINE E JASHTËM të HITLERIT, 10 vjet NON AGRESION. Kur Balli Kombëtar i Vlorës, Gjirokastrës dhe Mallakastrës luftonte pa urdhër të Komitetit Qendror kundër operacionit italian në Topallti, Drashovicë- Kotë -Lepenicë – Gjorm, Partia komuniste nuk u fut kurrë në luftë, duke u justifikuar që respektonte PAKTIN MOLOTOV. Partia Komuniste Shqiptare filloi të marrë personalitet politik dhe program veprimi kur DUSHANI dhe MILADINI e vendosën ashtu me urdhër të Belgradit. Në malin e Gjormit, kundër operacionit italian me ndihmën e mercenarëve të Selim Kaloshit, Halil Alisë, Partia Komuniste nuk luftoi. Komunistët nuk ishin dakord as në mes tyre. Në Gjorm, Hysni Kapua dhe Ibrahim Dervishi nuk ishin dakord me Mehmet Shehun, sa, më në fund, në mbledhjen e Gjormit, në shtëpi të Tartar Ademit, ata ikën pa lajmëruar as Isuf Luzajn, Hysni Lepenicën, Skënder Muçon. Ata nuk morën pjesë as në qëndresën tek Ura e Shushicës, ku luftoi Isuf Luzaj dhe Hysni Lepenica më vonë, aty afër perëndimit. Hysniu kish vajtur në Gjorm e Lepenicë për të mbledhur vullnetarë dhe arriti tek unë kur kolona e autoblindave u fut në urë. Plumbat e para të ballistëve plagosën autoblindën e parë dhe kolona mbeti e paralizuar në mes të urës. Në mal të Gjormit u vra roja personale e Isuf Luzajt: BAKO BOLENA. Politika e Partisë Komuniste ishte e gabuar dhe false, për arsye se nuk kishte një drejtim të qendruar, të caktuar, të vendosur. Nuk kish as strategji lufte, sepse komunistët e saj ishin nxënës të falimentuar të Institutit Tregtar të Vlorës; nuk kishin drejtim politik, sepse Komiteti Qendror i saj ish akoma i pavendosur dhe qëndronte në erë, pa ditur cili do të ish Komisari i Përgjithshëm i luftës. Prova ish që në luftën e Ruzhdijes, ku u vra komandanti i Ballit, JASHAR CAKRANI, që vdiq në prehër të Isuf Luzajt; Partia Komuniste qëndroi spektatore. Edhe më vonë, në luftën e selenicës, që planifikoi, komandoi dhe e fitoi Isuf Luzaj me çetën e vogël 38 vetëshe, kundër 127 karabiniërve, pesë oficerëve dhe komandant kolonel Riccit, Partia Komuniste, XHARXHANEZI, erdhi në perëndim të diellit kur kishin filluar të dorëzoheshin karabinierët e pararojës.
Isuf LUZAJ “Filozofia e Bukurisë” Faqe 91