Po vjen ora e provës

Nga Mona Rusi

Për Shqiptarët , bashkëkombasit e mij që po përjetojnë pa drejtësisht ditë jo të mira po vient ora e provës.
Në vendin tim ndodh që Qeveria vjedh ZGJEDHJET dhe Drejtesia bën sehir.
Në vendin tim ndodh që Qeveria vjedh sa i do qejfi dhe drejtësia numëron tespite…
Në vendin tim ndodh që Qeveria pasi i zapton edhe pushtet e tjera tall bythën me opozitën.
Në vendin tim ndodh që Qeveria organizon kanabizimin e vendit dhe “mysafirët e akredituar ” që ju plaçin sytë e shikojnë të zezën te opozita, mbase ndonjë ditë , kur të jenë pushtuar fort nga “emocionet e qokave” mund tkërkojnë të keqen te populli….
Se disa prej këtyre kokëboshve çoç u duket vetja !
A thua se fati i shqiptarëve dhe i Shqipërisë është në duart e tyre.
Se qe ta dini mirë o qyfyrexhinj këtë vend që quhet Shqipëri e bënë shqiptarët patriotë e idealistë por e zhbënë me egërsi shqiptaro-sllavët komunistë.
Populli ynë nuk ndryshon nga popujt e Europës pasi e ka në shpirt antikomunizmin. A nuk ishit ju europianë që na latë në duart e morrkuqëve.
Shqiptari e dashuron Lirinë dhe Demokracinë, dhe beson në Zot. Komunistët ja plagosën shqiptarisë virtytet, dhe e prangosën me vese. Dhe prindët tuaj na tradhëtuan dikur, ashtu si ju sot, që ju vraftë rrufeja.
Ju plaçin sytë, që e shihni vendin tek bije në kthetrat e hajdutit,kriminelit, sadisto-komunist dhe bëni “yrra-byrra” ndërsa prisni tinzisht mirazet e narkobaronit.
Por kot të fjalos me mendjeprishurit shpirthumbur.
Më mirë le të merrem me ata që e duan vendin se çasti për të ndarë të mirën nga e keqja ka ardhur. Njerëz të mirë, që e doni Shqipërinë të lirë e demokratike
mos nguroni, por hidhini tutje shtrembanikët, deshtakët, spiunët, komunistët, grabitësit e të gjitha markave e madhësive dhe bëjeni Shqipërinë të jetueshme, se vetë Zoti na e fali të tillë – të mrekullueshme e tepër të begatë.
“Anjë nuk mund të hypë mbi shpinat tuaja në se nuk i përkulni ato.”