“Peshku qelbet nga koka”, Alibeaj: Tahiri u dorëhoq kur u kap drejtësia
Partia Demokratike nëpërmejt deputetit Enkelejd Alibeaj, tha se dorëhqja e Tahirit është show dhe erdhi pasi Kryeministri arriti të kapë drejtësinë për të shpëtuar veten. Alibeaj akuzoi dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj duke theksuar se vettingu duhet të nisë nga ai, ndërsa tha se është i lidhur me banda të trafikut të drogës.
Partia Demokratike, thotë se kryeministri Edi Rama, për 6 muaj me radhë e mbrojti Saimir Tahirin me imunitet, derisa ja doli që të kontrollojë drejtësinë për të shpëtuar veten dhe ish-Ministrin e tij.
Enkelejd Alibeaj: Në këto 6 muaj, Edi Rama shkatërroi reformën e drejtësisë, duke e rrëmbyer si një kriminel i vërtetë, Prokurorin e Pergjithshëm dhe duke e vendosur nën këmbë Drejtësinë. E në fakt si Ponc Pilati, nuk lan dot duart nga këto 4 vjet të kanabizimit të Shqipërisë, të kthimit të saj në Far Ëest-in kriminalitetit shqiptar sado të përpiqet që me skenarë filmash të mashtrojë shqiptarët dhe mbarë botën.
Deputeti, Enkelejd Alibeaj, krahas Kryeministritsulmoi ashpër dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa thotë se nuk ka asnje operacion antidrogë por vetëm urdhër të Kryeministrit ndaj bandave që të stopojnë mbjelljen.
Enkelejd Alibeaj: Pati vetem urdher te kryeministrit për krimin e organizuar që te ndalojnë mbjelljen, i njëjtë me vullnetin që i lejoi ta shndërrijnë Shqipërinë në Kanabistan!Ministri i Brendshëm Agron Xhafaj, me propagandë komuniste, bërtet e përbetohet se bandave të krimit u ka hyrë tmerri, por nga ana tjetër mafiozët e lidhur me politikën mbretërojnë madje shfaqen me kostumin e politikanit apo kryebashkiakut në krah të tij.Vettingu në polici nuk e zgjidh problemin, sepse, siç thotë fjala e urtë “peshku qelbet nga koka” dhe kokat e medha të qeverisë janë në dijeni te trafikut të drogës të bërë nga familjaret e tyre. Vettingu në polici do të jetë i paplotë përsa kohë Ministri i Brendshëm, Agron Xhafaj dhe kryeministri Olsi Rama refuzojnë të bëjnë vettingun e tyre.
Vettingu në polici, tha Alibeaj, është një show, njësoj si dorëheqja e Saimir Tahirit.