PËRSIATJE PËR 20 SHKURTIN 1991
Rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, 28 vjet më parë, ishte një rast i mirë për të pajtuar popullin, të përçarë nga lufta e klasës që u imponoi Enver Hoxha dhe klika e tij. Megjithë atë nuk ndodhi kështu.
Pasi kaloi faza e parë dhe rezistenca e vullnetarëve të enverit u zbeh, PPSH ndërroi emrin në PS, për t’iu shmangur përgjegjësisë për krimet e kryera dhe filloi një fazë të re të luftës së klasave.
Ish komunistët e ndershëm u spostuan nga falangat e të rinjve, për të dhënë në Perëndim imazhin e një partie të re, por që në fakt ishte partia e Sigurimit të shtetit që e drejtonte nga errësira.
Me qenë se ata që e kishin pësuar nga lufta e klasave, mbështesnin PD dhe ishin në shumicë antarë të saj, propaganda e PS mori karakter terrorist kundër tyre. Duke shfrytëzuar edhe elementë të degjeneruar dhe karrieristë nga radhët e të burgosurve të majtë apo të “djathtës së vërtetë”, ajo ja doli të merrte pushtetin me kryengritjen e 1997-ës.
Ish të burgosurit e të persekutuarit politikë që ishin të punësuar nën pushtetin e PD, u fshinë pa mëshirë nga administrata shtetrore, ndërsa shumë të tjerë u vranë gjatë rrebelimit.
Hendeku i përcarjes midis social-komunistëve dhe të përndjekurve po thellohej dhe zgjerohej edhe më shumë.
Interesante ishte përbërja e grupeve parlamentare të të dy partive gjatë këtyre viteve.
Grupi i PS përbëhej dhe vazhdon të ketë si bërthamë kriminelë të Sigurimit të shtetit dhe të lidhur me të.
Dora dorës socialistët e ndershëm që vinin nga katedrat u zëvendësuan nga bijtë e nomenklaturës provinciale, të rritur në ato mjedise me urrejtje kundër armikut të klasës.
Një grup tjetër e përbëjnë oligarkët dhe kriminelët ordinerë të lidhur me ta.
Ndryshe nga këta, grupi i PD në fillimet e saj, krahas intelektualëve, kishte edhe më shumë se njëzetë deputetë ish të persekutuar.
Pas vitit 1997, numri i deputetëve nga radhët e shtresave të vuajtura u ul, ndërsa ai i deputetëve socialistë nga radhët e ish nomeklaturës komuniste u shtua.
Mungesa e ekuilibrit në përfaqësimin politik midis shtresave që përbëjnë shoqërinë shqiptare dhe futja e kthetrave të oligarkëve në resurset e vendit dhe buxhetin e shtetit, e ka futur vendin në krizë të thellë.
Megjithë operacionet politike të bëra nga tre ambasadorët e fundit amerikanë për të afruar tek PS disa ish të burgosur politikë dhe disa “opinionistë” të “djathtë”, kriza vazhdoi të thellohej.
Me gjithë se në dukje heterogjen, grupi i PS vepron si repart ushtarak ku baza ideologjike e tij është lufta kundër armikut të klasës.
Aq e madhe është kjo luftë sa për gjashtë vjet me radhë ata nuk aprovuan asnjë amendament të paraqitur nga opozita, rasti i vetëm ky në historinë e parlamenteve pluraliste në botë.
Lufta e egër kundër “armikut të klasës” i jep efektet e saj në popull, ku militantët e PS nuk kanë ndryshim nga paramilitarët.
Në këto kushte, për të përballuar presionin e egër të bandave terroriste të “rilindjes” dhe ambasadorëve të kooruptuar, PD duhet të përfshijë në radhët e grupit të saj parlamentar intelektualët më të shquar, trima dhe të pakorruptuar nga radhët e ish të persekutuarëve politikë. Krahas elitës politike të PD, ata do t’i vinin me shpatulla për muri terroristët që mbajnë ndezur zjarrin e luftës së klasës.
Vetëm kështu do të kishte kuptim përkujtimi i ditës së 20 shkurtit 1991 dhe nderimi për viktimat e terrorit social-komunist.