Persekutimi i dytë i familjes Llalla dhe standardi “amerikan” i ambasadorit Lu
Nga Nebil Çika
Ditë më parë DASH ka njoftuar se i ka ndaluar hyrjen ne SHBA ish Prokurorit te Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Lalla dhe familjes se tij ne baze te nje ligji , klauzolës 7031(c) qe vepron ndaj atyre zhytarëve te vendeve te tjera te “përfshirë në afera të dukshme korruptive ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.” Ky vendim ekstrem ka befasuar opinionin publik për shume arsye dhe ka rihapur debatin për politikat dhe standardeve te dyshimta te aplikuar nga përafruesi me i larte i SHBA-ve ne Shqipëri Ambasadori Donald Lu. Vet z. Lalla e ka konsideruar ketë “dënim” te tij dhe familjes se tij ,ne një koment për gazetën prestigjioze amerikane WSJ si pasoje e mashtrimit ( keqinformimit ) për arsye personale qe z. Lu për shkak te një konflikti personal me te i ka bere DASH-it , konflikt qe ne Shqipëri ka qene publik.
Nga përcaktimi qe ligji amerikan u bën personave ndaj te cilëve aplikohet kjo mase,ky dënim : “të përfshirë në afera të dukshme korruptive ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut “dënimi” ndaj familjes Llalla duket i pa motivuar dhe jo për arsye ligjore .Po ta krahasosh atë me praktikat dhe standardet e aplikuar nga SHBA dhe Ambasadori i saj ne Shqipëri Lu , ndaj zyrtareve , politikaneve e individëve te tjerë shqiptar rasti i Llallës ngjan një si ndëshkim qartësisht jo për arsye ligjore te paktën jo te këtij ligji qe i referohet vendimi i DASH .
Por deri tani askush, as ambasadori Lu , nuk ka arritur te artikulojë zyrtarisht dhe publikisht një akuze direkt për korrupsion ndaj z. Lalla qe lidhet me punën e tij si Prokuror i Përgjithshëm. Përkundrazi është z. Llalla qe ka akuzuar publikisht ambasadorin Lu për një afere korruptive, një ndërhyrje për ndërprerjen e hetimeve ndaj një kompanie private për te cilën ai tha se kishte edhe prova . Kjo akuze nuk u përgënjeshtrua kure nga z. Lu i cili ne mënyre te vazhdueshme ka sulmuar z. Llalla por pa mundur te sjelle qaftë edhe akuze apo prove konkrete për te justifikuar publikisht akuzat e tij. Kjo për sa i përket asaj pjese te ligjit “për zyrtaret e korruptuar “ . Për sa i përket pjesës tjetër te ligjit , klauzolës ne fjale “shkelje të rënda të të drejtave dhe lirive të njeriut “ për Llallën dhe familjen e tij është krejt e kundërta . Janë ata qe për 45 vjet te diktaturës komuniste ne Shqipëri u janë shkelur te gjitha te drejta e njeriut madje me një shkak specifik qe e bene dhe me absurd vendimin e Lu dhe DASH ndaj familjes Llalla . I ati i Adriatikut Xhemal Llalla , është dënuar ne vitin 1947 me burgim te përjetshëm i akuzuar si agjent i shërbimit sekret amerikan CIA. Për shkak te këtij dënimi familja Lalla u persekutua pa mëshire ne burgje, internime dhe mohim te të gjitha te drejtave njerëzorë për afro gjysme shekulli. Kaq është e mjaftueshme për te kuptuar qe familja Lalla ka lidhje me shkeljet e lirive dhe te drejtave te njeriut por si viktimë e jo si autore e shkeljes se tyre . Ne këtë situate si viktima te shkeljes se lirive e te drejtave themelore te njeriut , besoj se ligji amerikan qe po përdoret sot për ti ndëshkuar , duhet ti favorizuar ata .
Tani le te vijmë tek thelbi i çështjes , një fenomen qe prek e shqetëson jo vetëm familjen Llalla por te gjitha familjet e përndjekura politike antikomunistë te Shqipërisë dhe besoj çdo qytetar tjetër normal te këtij vendi .Cili është raporti , standardi raporti zbatimi i ligjit qe u përdor kundër Llallës me ata qe ne te vërtete kane konsumuar veprat penale qe parashikon ai, përfshirja ne korrupsion dhe shkelje te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut . Do ta filloja se pari nga vete Ambasada e SHBA-ve ne Tirane .Disa here ish te përndjekur politike antikomuniste kane denoncuar publikisht faktin qe dhjetëra pjesëtare te ish Sigurimit te Shtetit gijotinës se kasaphanës komuniste ,kampionit te shkeljes se lirive dhe te njeriut ne Shqipëri janë sot punonjës te kësaj Ambasadë. Ne se ligji ne fjale do te ishte zbatuar a do te ishte e mundur kjo ?! Te drejtën për te shkuar e jetuar ne SHBA e kane fituar shume drejtues te larte diktaturës komuniste PPSH. Sigurimi i Shtetit , gjykatave e prokurorive përgjegjëse për krime kundër njerizimit dhe gjenocid , kulmi i shkeljeve te te drejtave e lirive themelore të njeriut . A e lejon ligji ne fjale një gjë te tille ?!
Ne këtë periudhe te shërbimit te tij në Shqipëri ambasadori Lu qe është edhe autori kryesor i shpalljes “non grata” te familjes Llalla ka manifestuar një politike te përkrahjes hapur te ish komunisteve përgjegjës për krime kundër njerizimit dhe gjenocid ndaj një pjese te popullit shqiptar ne mënyre te veçante “agjenteve” dhe dashamireve te SHBA-ve . Ata pushkatoheshin, dënoheshin , internoheshin, shpalleshin kulakë , vriteshin ne kufi e te tjera forma persekutimi .Rasti me flagrant është zgjedhja ne krye te parlamentit , postin nr 2 te shtetit shqiptar, ish ministrit te fundit te brendshëm te diktaturës komuniste dhe një ish drejtues i larte i PPSH, Gramoz Ruçi përgjegjëses direkt për krime kundër njerizimit dhe gjenocid . Deri para zgjedhjes ne këtë post z. Ruçi ishte akuzuar publikisht se nuk i lejohej hyrja ne SHBA pikërisht për shkak te ligjit qe u përdor kundër Llallës gjë qe opozita e artikuloi publikisht si një nga arsyet pse ai nuk duhet te zgjidhjeje ne krye te Kuvendit. Mirëpo me sa duket z. Lu ja ka “hequr njollën” Ruçit dhe pavarësisht ligjit ai u lejua te shkonte ne SHBA , madje u prit edhe zyrtarisht atje. Dua te kujtoj faktin qe ne vitin 1995 Ruci u largua nga Shqipëria ne Greqi duke ju shmangur drejtësisë i akuzuar për krime kundër njerizimit dhe gjenocid ndërkohë qe bashkautorët e tij ne këto krime ish drejtuesit e larte te diktuarës komunistë u dënuan me vite te gjata burg .Pra në se do ti referohemi ligjit përveç provave e fakteve publike ndaj Ruçit ka edhe një akuzë zyrtare nga drejtësia zyrtare te cilës ai i është fshehur, gjë që se do te zbatohej e bënte te pa munduar lejimin e tij te shkonte në SHBA .
Por jo vetëm kaq. Dihet botërisht se “sherri” ndërmjet Lalla dhe Lu ka në thelb reformën ne drejtësi e pranuar kjo edhe nga te dy palët. Nga zhvillimet e me vonshme ne këtë reformë ka një situate qe shkon dukshëm kundër Lu-së . Duke ndenjur tek fryma e ligjit qe Lu përdori kundër Llallës shohim qe ne institucionet drejtuese te drejtësisë te përcaktuara nga reforma janë zgjedhur, ne shkelje te ligjit , disa ish gjyqtare e prokurore drejtues te gjyqeve politike te diktaturës komuniste dhe bashkautorë të Sigurimit te Shtetit, shkelës te drejtpërdrejtë te lirive dhe të drejtave themelore të njeriut .Nuk kam pare asnjë reagim te z. Lu ndaj këtij fenomeni qe dënon me sa duket edhe ligji amerikan” anti-Llalla “ edhe ai shqiptar i reformës ne drejtësi. Ku janë parimet e z. Lu këtu ?
Prisni , s’keni pare gjë akoma !
Korrupsioni është një nga arsyet qe ligji amerikan u ndalon zyrtareve te huaj hyrjen ne SHBA .Ka me dhjetëra raste qe ky ligj është shkelura e është anashkaluar por një nga me te dukshmit është rasti i kryeministrit Edi Rama. Ne një raport konfidencial, prej disa faqesh, i OSBE (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë), ne vitin 2015 te botuar nga shtypi shqiptar e ai ndërkombëtar, thuhet se Rama ;”ka depozituar te ardhura ne shumen 200 milion Euro ne një parajsë fiskale jashtë vendit “ një akuze e drejtpërdrejtë për korrupsion e kreut te qeverise. Kjo akuzë vjen nga OSBE një organizate shume serioze ndërkombëtarë ku SHBA-të kane një kane një rola parësor e megjithatë ambasadori jo vetëm nuk ka dërguar ndonjë propozim qe z. Rama dhe familjes se tij ti ndalohet hyrja ne SHBA por është investuar hapur ne mbështetje me shume se politike te tij. Rama njohët si i vetmi kryeministër ne bote qe doli publikisht , madje me fyerje ,kundër presidentit aktual te SHBA-ve Donald Trump ndërkohë qe pas zgjedhjes se tij ne Shtëpinë e Bardhe qeveria e tij ka nisur një kurës politik antiamerikane te kulmuar ne votimin pro te dy rezolutave antiamerikane për Jerusalemin , atë te Konferencës Islamike ne Stamboll dhe atë ne OKB. Megjithëse Trump ne Uashington reagoi ashpër kundër qeverive qe votuan kundër ambasadori Lu ne Shqipëri nuk ka bere asnjë koment për to.
E gjithë kjo situate na nxjerr qarte kokën e problemit qe është standardet e dyfishta dhe një politike ndryshe nga ajo qe pritej e deklarohet zyrtarisht nga SHBA-te e përfituesit me te lartë amerikanë ne Shqipëri ambasadoret Lu. Kam dëgjuar këto dite komente se mesazhi i vendimit te DASH marre mbi informacionet e dërguar nga Lu janë për te tjerët ata qe qëndrojnë pas Llallës . Ne këndvështrimin tim bie dakord ne parim me ta . Ky qëndrim është i qarte për te gjithë antikomunistet e përndjekur politike te Shqipërisë sidomos atyre te dënuar si agjente apo admirues te SHBA-ve.: Nuk ka rendësi se ke vuajtur e sakrifikuar sepse ke luftuar për demokraci duke besuar tek parimet dhe vlerta demokratike e humane euroatlantike ne Shqipëri, nuk ka rendes ne se je pro-amerikan pasi e gjithë kjo mund te shumëzohet me zero e te kthehet ne bumerang për interesa personale nga një ambasador i cili mund te jete zyrtarisht ambasador i SHBA-ve por mund te sillet si ambasador i Kinës , Kubes apo i Bashkimit Sovjetik qe ne i njohim shume mire. Me sa duket me standardet e reja te vendosura nga z. Lu te del me mire te jesh komunist, sigurims i korruptuar e sidomos …antiamerikan .