Përse protestoj !!!

 

Nga Edlira Zogu *

Unë jam një shqiptare,që jam lindur,rritur,arsimuar në Shqipëri dhe që jetoj akoma në këtë vend,ku kam kontribuar dhe vazhdoj të kontriboj me ndershmëri e përkushtim, për një vend më të mirë,me standarte si çdo vend tjetër demokratik ,por që për fat të keq,çdo gjë shkon keq e më keq.
Kontributet e mia nuk vlerësohen nga mazhoranca qeverisëse për arsye ,se kundërshtoj ideologjinë politike të saj,
se kundërshtoj reformat e gabuara që kjo qeveri ka ndërmarre dhe vazhdon në të njëjtën rrugë, pa reflektuar,
se kritikoj padrejtësitë dhe mos zbatimin e ligjeve të vendit,
se kritikoj abuzimet dhe keqqeverisjen e saj,
se ngre zërin pa u trembur ndaj varfërisë e rritjes së vazhdueshme të saj,për pjesën dërrmuese të shqiptarëve,
se kritikoj që administrata shtetërore është mbushur me militantë partie të PS-së dhe konkurimet bëhen fiktivisht,duke mos zbatuar ligjin për statusin e nëpunësit civil një nga ligjet e kërkuara me ngulm nga BE-ja,
se ndjej neveri që kriminaliteti ka kapur majat e pushtetit dhe në parlament kemi deputetë që vijnë ose sponzorizohen prej tij,
dhe se fundi kjo parti-pushtet me ka larguar nga puna padrejtësisht se më quan “armik” si dikur,më lufton padretësisht,më trajton sikur unë nuk jetoj këtu,ku paguaj taksat e tarifat e tjera shtetërore,ku shpenzoj për të jetuar, për arsye
se jam demokrate,se vij nga një familje ish të përndjekurish politikë të sistemit komunist,paraardhëse e kësaj partie në pushtet.
Prandaj,unë Protestoj ,sepse dua të vazhdoj të jetoj në vendin tim,të punoj këtu ku kam familjen,miqtë e të njohurit e mi,sepse dua të jap kontributin tim të vogël por fisnik në vendin e të parëve të mi.
Dhe së fundi ,Protestoj se dua ta shoh Shqipërinë të fortë ekonomikisht,të sigurtë,me mirëqenie për të gjithë,ku të rinjtë të mos largohen nga vendi.
Kam protestuar dhe do vazhdojë të protestoj ,derisa kjo qeveri antishqiptare të largohet nga qeveria.E them këtë se e tillë është.Një qeveri që e ndan në dysh popullin,që nuk e trajton njëlloj atë,pa u ndikuar nga bindjet politike,nuk mund t’i vemë emër tjetër.Nè fakt kjo qeveri duhet të jetë edhe e imja,se unë jam banore dhe votuese e këtij vendi,pavarësisht se kë parti zgjedh për të mbështetur dhe votuar.Por,qeveria shikon vetëm votuesit e saj,e sidomos “aksionerët “e fushatës zgjedhore.Pra,sheh dhe mbështet kriminalitetin.
Janë disa nga arsyet që të shtunën, do të jem në protestë,si e vetmja rrugë demokratike që na ka mbetur.
Nëse ndjeheni të poshtëruar,të sulmuar e të pa shpresë nga kjo qeveri,nëse ndjeheni si unë,bashkohuni protestës,jo për politikanët,se ata janë në rregull,nuk kanë hallet e problemet tona,por për veten tuaj.
*Kryetare e Shoqatës Antikomuniste te te Përndjekurve Politike te Shqipërisë , dega Garmsh