Përplasje mes Voltana Ademit dhe Sander Lleshajt në Shkodër
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në Shkodër për të prezantuar prefektin e ri të këtij qyteti Valdrin Pjetri.
Mirëpo ky prezantim i bërë sot, ka sjellë dhe një përballje të ministrit me kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila ka ngritur alarmin për gjendjen e krimit në Shkodër, ku vetëm në 8 muaj ka pasur 11 viktima në atentate, të tipit mafioz, dhe në përballje mes bandave.
Në një moment që Ademi po diskutonte me drejtorin e Policisë, Ardi Veliu, ku i fundit është larguar në mënyrë demonstrative nga takimi, ndërkohë që kryebashkiakja nuk e ka fshehur zhgënjimin për këtë gjest. Ndërkohë Veliu u shpreh se ai nuk ishte politikan, dhe refuzonte që të bënte një debat të tillë.
Ademi iu drejtua ministrit Lleshaj: Situata problem në Vlorë, Elbasan dhe kudo, por në Shkodër nuk pranohet shprehja të hanë kokat e veta. Ka rënie të turizmit mbyllje të biznesit dhe largim masiv të qytetarëve. Jam gati të bashkëpunoj pasi as policia se ben dot e vetme, ngjarjet mund të parandalohen.
Ndërkohë që ministri Lleshaj tha se situata e krimit është një problem i mbartur.
“Ato janë produkt i krimit të organizuar në vite, niveli i sigurisë është sfiduar disa hërë, krimi ka arritur që të lëshojë rrënj. Me gjithë goditjet e mëdha sërish ngelet një sfidë shumë e madhe, ftoj qytetarët që të bëhen palë dhe të gjithë së bashku të sfidojnë krimin.
Besoj qe me drejtorin e ri dhe perforcimet që do të vijnë do të arrijnë të godasin fort krimin”, është shprehur Lleshaj.