“Përplasja” e “non grata”- ve !

Nga Nebil Çika

Rama akuzohet nga drejtësia amerikane se ka korruptuar një ish drejtues të FBI për të goditur ish kryetarin e PD, Basha në SHBA !
Berisha e përdori këtë komplot të Ramës për të goditur Bashën dje të tjerët në luftën e tij për të rimarrë PD-në pas shpalljes “non grata ” nga SHBA.
Ngriti edhe një komision hetimor rreth-rrotullues për këto “rublat” e Bashës .
Bardhi ka paditur në SPAK Ramën për këtë çështje dhe SPAK ka nisur procedimin penal .
Tani Berisha thërret një protestë kundër Ramës që loboi me korrupsion kundër Bashës në SHBA , një pisllëk që e përdori edhe vetë në luftën e tij politike kundër Bashës !
Bardhi thotë që do të marrë pjesë në protestë .
Tani ka ndonjë njeri normal që mund besojë e për më tepër të bëhet pjesë e një politike kaq të ndyrë e të pa skrupull ?!
Kjo është fyerje e inteligjencës edhe për katundarit me të humbur të Shqipërisë.
Ç’kuptim ka kur një “non grata” thërret një protestë kundër një “non gata ” tjetër për me tepër kur kanë përdorë të dy të njëjtën armë kundër “armikut të të përbashkët” …?!