Përmbytjet dhe solidariteti i shtirur i Qeverisë
Nga Artur Roshi *
Ka dy ditë që rreshjet e shiut kanë shqetësuar gjithë shqiptarët,në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.Ajo që të bie në sy përnjëherësh është se trajtimi i situatës bëhet sipas metodologjisë së socializmit.Fillimisht hiperbolizohet agresiviteti i natyrës për të shfajësuar automatikisht pushtetin,pastaj ngritja e shtabeve qeveri e parti politike,pastaj shpreja e solidaritetit të tepruar me të prekurit nga situata,etj.
Vihet re lehtë se askush përveç hallexhinjve që janë përfshirë në dëme direkte,nuk e ka seriozisht.Kryeministri shikon thjesht të mbajë në kontroll efektin e fenomenit larg zemërimit ndaj qeverisë për mos u konvertuar në vota rrjedhëse në zgjedhjet e radhës,ministrat vrapojnë thjesht sa për ti parë kryeministri se ata janë njerëzit e duhur që i gjenden kur ka hall,partitë politike thjesht i zë sëmundja e solidaritetit.A ka një strukturë të emergjencave civile qeveria ? Po.Atherë mjafton funksionimi i kësaj strukture në mënyrë të përditshme dhe jo sezonale(dimërore).Si ? Unë them se mund të menaxhojë një studim të rreshjeve të shiut të 100 viteve të fundit shoqëruar me kojficentët rezervë të zhvillimit të zonave të veçanta në gjithë Shqipërinë,të hartojë një projekt unik strategjik zgjidhjeje përfundimtare,të caktojë afatin kohor të ivestimit të projektit në përputhje me moscënueshmërinë e zhvillimit ekonomik të vendit(për një kohë relativisht të gjatë) që të zbatohet nga çdo qeveri e radhës në mënyrë progresive.Mbas realizimit të projektit dhe rritjes së nivelit ekonomik të vendit mbas disa viteve kur të përafrohet me vendet e zhvilluara,futet në lojë sistemi i sigurimeve si mekanizëm tregu.Këtu merr fund tragji-komedia ngushëlluese e qeverisë ndaj qytetarit,shoqëruar me rrëkëllimën e gotave të uiskit dhe rrufitjen e kafeve në situata përmbytjesh.
Shqiptarët po paguajnë koston e qeverive me mëndësi jo vizionare,por me mëndësi elektorale,që shërben si mekanizëm përcatues i motivit të tyre “ha merr dhe ik”.Eshtë thellësisht e ulët por ja që është një realitet që sfidon gjithë shoqërinë.Qeveria me taksat tona do përcaktojë dëmin e përmbytjeve dhe do ti shpërndajë ato mbas një viti,pra para zgjedhjeve që vijnë dhe njëherësh i merr votën në shkëmbim.Pra qytetari është viktima që me votë është mirënjohës ndaj xhelatit.Të mendosh që ky mekanizëm për përfitim votash është
më inteligjenti krahasuar me votat që sigurohen nga trafiku dhe blerja e vitave nga biznesmenët-komisionerë të opozitës.
Përfundimisht mungesa e votës së lirë mban të përmbytur të ardhmen e shqiptarëve.
*Kryetar i PBKD