Përgjegjësia e Rrahman Parllakut për maskren e Buzmadhes
Nga Petrit Palushi
Nuk ishte lufte civile !!! Ishte lufta per clirimin e vendit !!! Ne kohen kur ndodhen krimet nuk kishte kembe gjermani ne lusen buzmadhe e novosej , nje bande kriminelesh te organizuar ne formacion ushtarak me yllin sllave ne balle vrane dogjen vetem shqiptar , na prene ne bes i priten si shqiptar por ata vetem shqiptar nuk ishin as nuk jane, lufta civile akoma ska mbaruar , Jane pikerisht e njejta pjelle bastarde qe vret vjedh e perdhunon shqiptaret , dhe me e keqja Eshte se Ka akoma qe besojne se ishte lufte per clirim, mbajne grada e dekorata tituj nderi te gjitha te dhuruara per cdo krim qe kane bere , asnje pushtues ska ber aq krime sa komunistet me yllin e tradhetise ne balle, te sjell nga serbo malazezet dushan miladin e kompani.
Letra e Shefqet Peçit drejtue Rrahman Parllakut, pikërisht për Masakrën në Krue të Bardhë, ku u pushkatuan 21 banorë të pafajshëm të Buzëmadhes. Reagimi i Rr. Parllaku qe i zbehtë, vetëm në kufijtë e dëshpërimit, madje e quan Sh. Peçin “mik dhe koleg””. Sipas Rr. Parllakut: “Pas lufte e për vite nuk i zumë më në gojë as luftimet në Kukës e as vrasjet në Buzëmadhe, Lusën, Novosej. Veçse ato nuk harroheshin…”. Pra, Rr. Parllaku ishte deputet në të njëjtin Kuvend popullor me ish-vrasësin e stërvitur Sh. Peçi deri në vitin 1974, njëjtë si qëndruan deputetët e PD në të njëjtin Parlament (1992-1996) me hartuesin e formularit të ekzekutimit të H. Nelës, Fehmi Abdiu dhe s’ia përmendën asnjiherë. Po kush me ia përmendë? Në këtë botë o je burrë, o s’je! Kësisoj, historia asht e ftohtë dhe s’duhet pa me folklorizma, sepse po ngjan se krimet në kohë të komunizmit në Shqipëri u kryen nga UFO-t dhe jo nga njerëz sadist me emra dhe mbiemra…
***
N’atë letër drejtue Rr. Parllakut, Sh. Peçi i pranon vrasjet e kryera, më saktë pushkatimet në Buzëmadhe dhe katër në katundin Novosej (katundi prej kah kish origjinën letërmarrësi). Në rrëfimin e Sh. Peçit, duket se nuk bëhet fjalë për mort, por për diçka shumë të largët, që s’kishte të bënte me marrjen e jetëve të banorëve të pafajshëm. Shfajësimi është gati-gati tinëzar: “E kemi tepruar, por nga dëshpërimi nuk u mbajtëm”.
Një ditë a dy pas masakrës, Sh. Peçi shpalon të zezën e vet, pikërisht në një letër drejtuar Rrahman Parllakut. Askund tjetër s’e ka përmendur atë që, partizanë të Brigadës së V-të me urdhër të tij pushkatuan 21 të pafajshëm. (Nuk mund të marrim me mend se ç’mund të ketë biseduar në shtabin e Brigadës n’ato ditë pas-masakre, nëse pati sadopak vrasje të ndërgjegjes ai vetë apo shpura e tij e ngushtë, por kësaj çeshtje do t’i kthehej vetëm në një intervistë të tij do kohë para vdekjes.1)
N’atë letër drejtue Rr. Parllakut, ai pranon vrasjet e kryera, më saktë pushkatimet në Buzëmadhe dhe katër në katundin Novosej (katundi prej kah kish origjinën letërmarrësi):
“Ndodhesha në Zerqan. Papritur më vjen një letër. Origjinalin ma konfiskuan gjatë arrestimit (’74), por përmbajtjen e mbaj mend: “I dashur Krajli (më thërriste kështu meqë isha nga Veriu). Ju shkruaj nga Bicaj. Krajli! Erdhëm në Lumën tënde, ku fillimisht na pritën mjaft mirë në të gjitha krahinat (zonat). Por, në një ditë të bukur, goditemi befasisht prapa shpine nga forcat e Bajraktarit. Luftimet kanë qenë shumë të rrepta; patëm shumë të vrarë e të plagosur. Në mes tyre na u vra edhe komandanti i batalionit, Hysen Cino. Por edhe ne u sollëm ashpër. Kjo nga dëshpërimi i humbjeve që patëm. Kemi pushkatuar 22 vetë nga Buzëmadhi dhe 4 vetë në katundin tënd; e kemi tepruar por nga dëshpërimi nuk u mbajtëm.2
Prap, edhe mbas asaj që kreu, fillimisht Sh. Peçi kërkonte të vetëshfajësohej (“Goditemi befasisht prapa shpine nga forcat e Bajraktarit”.), pra shpërndarja e fajit tjetërkund që të justifikonte masakrën që kreu.
Në rrëfimin e Sh. Peçit, duket se nuk bëhet fjalë për mort, por për diçka shumë të largët, që s’kishte të bënte me marrjen e jetëve të banorëve të pafajshëm. Shfajësimi është gati-gati tinëzar:
E kemi tepruar, por nga dëshpërimi nuk u mbajtëm.
SHËNIMI I RR. PARLLAKUT:
“Që ato ditë, në vend e qortova mikun e kolegun, Shefqetin, por edhe Hiton etj, shokë të shtabit. Ata mundoheshin të justifikoheshin, por e kuptoja se kishin rënë në gjynahe, në faje të dënueshme politikisht dhe moralisht. U distancova nga ato sjellje dhe tejet i rënduar u largova i revoltuar. Pas lufte e për vite nuk i zumë më në gojë as luftimet në Kukës e as vrasjet në Buzëmadhe, Lusën, Novosej. Veçse ato nuk harroheshin… Gjithsesi e pata të vështirë se askush nuk merrte përsipër asgjë. Ato i mbuloi heshtja, frika, ideologjia, dhuna, ndërkohë që politikisht, juridikisht e shoqërisht duhej një ndjesë publike… Mësova se fajtor kryesor ishte udhëheqja e Brigadës me ngacmimet e skenimet. Nuk përjashtoja kundërshtimet edhe pushkët nga pro Muharremit. Po a mund të shfajësohej një komandë “U sollëm ashpër”? Dhe me kë? Me banorët atdhetarë trima të Kukësit”.”
PS. Një vit me parë qarku Kukës e Shpalli Rahman Parllakun “Nderi i Qarkut”