Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, vendos unanimisht për djegien
Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshilit Kombëtar të Partisë Demokratike, e cila ishte thirrur nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe vjen në një kohë kur opozita ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve.
Në këtë mbledhje u vendos unanimisht djegia e mandateve të deputetëve ç’ka i hap rrugë zhvillimeve politike mjaft domethënëse dhe njëherësh të pazakonshme në vend.
Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për hapat në vijim që do të ndjekë opozita, duke marrë parasyshë se për ditën e nesërme është paralajmëruar edhe një protestë e madhe përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë,
Pak minuta më parë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi se për shkak të protestës së nesërme është marrë vendimi për ta anuar seancën e ditës së nesërme duke thënë se “Duke pasur parasysh informacionet dhe ruajtjen e integritetit të deputetëve të Kuvendit. Të më mirëkuptojnë për të mos zhvilluar seancën parlamentare më datë 21 shkurt 2019. Nuk gjykoj të udhës që një pjesë e deputetëve të jenë brenda sallës dhe një pjesë jashtë saj.”- u shpreh Ruçi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)