Përdhunuesit…!!!
Nga Nebil ÇIKA
Shënim: Ky shkrim është botuar në 28 .05.2015 . Ishte një nga denoncimet me kurajoze të krimeve te komunizmit ne Shqipëri gjë që u mbyt nga reagimi imoral i opinionit publik , politikes , institucioneve shtetërore te drejtësisë , shoqëria civile e të tjera . Kemi këmbëngulur qe dënimi i krimeve te komunizmit ka midis te tjerash edhe qëllimin qe ato te mos përsëriten me , dh rasti konkret i vajze nga Fushe-Kruaja qe perdhunohet e detyrohet te mohojë përdhunimin per shkak se atë e bëri nje autor me pushtet politik është i ngjashëm me rastin e Hikskut dhe qindra garave e vajzave te tjera ne diktaturën komuniste . Sot me te drejte reagohet ndaj implikimit te Ballës dhe të tjerëve politikane e zyrtare ne mbulimin e këtij krimi por harrohet se shefi i fundit i Sigurimit te Shtetit përdhunuesit me te madh te këtij populli e kombi është sot kryetar parlamenti nderkohe qe politika , drejtesia , siguria kombetare e sociale , administrata etje jane mbushur me perdhunuesa . Kjo është hipokrizi e pështyrë e kriminale e te gjithave atyre qe bëjnë sikur shqetësohen për rastin e Malokut por nuk u ben përshtypje per reagim as qe behet fjale ,qe përdhunuesit e diktaturës janë në pushtet dhe jo në burg ku e kane vendin . Kriminalizimi i politikes shqiptare i ka rrënjët pikërisht te krimet e komunizmit qe nuk janë dënuar ende pikërisht nga mungesa e vullnetit te politikës, Çdo perpjekje , e ligj per te pastruar politiken nga krimi qe nuk perfshin krimet e komunzmit eshte deshtim , mashtrim e demagogji . N.Ç
“Me kanë përdhunuar prokurorët dhe hetuesit e Sigurimit”! Dikush më në fund foli! Një artiste e njohur pati guximin që shume burra nuk e kane për të thënë të vërtetën. Jo një te vërtetë dosido, por te vërtetën e sajë! Atë të tmerrshmen e të dhimbshmen, të turpshmen. Një akt vërtet i guximshëm i bere nga një grua në një vend ku burrat ende kanë frikë te flasin e te pranojnë realitetin e te vërtetën ashtu siç ka qene, siç është! Alida Hisku tregoi se është jo vetëm një artiste, por një burrneshe që me dëshminë e sajë ka tronditur shoqërinë e përgjumur e te mpirë shqiptare, si dhe ka sfiduar shume burra shteti nese Shqipëria ka ende te tille! Znj. Hisku foli për përdhunimet, jo se nuk e dinim qe ato bëheshin, madje ne masë, por shume nga ato qe i kishin provuar fizikisht nuk guxonin te flisnin. Ka pasuar shume rrefenja e histori te përdhunimeve ne qelitë e burgjeve, ne kampet e internimeve, zyrat e partisë, shtetit etj. Përdhunime me të gjitha mjetet e mënyrat qe u pillte mendja hetuesve, sigurimsave dhe gjithe nomenklaturës shtypëse të komunizmit.Të arrestuarat në qelite e hetuesive e burgjeve, por edhe jashtë tyre, duke përdorur te gjithë mjetet e dhunës dhe presionit politik e ekonomik. Ka dëshmi për burra qe u kane përdhunuar gratë dhe vajzat në sy, qeli e zyrat e hetuesive, burra qe janë dënuar vetëm se kishin gra te hijshme qe u kishin vene syrin horrat e pushtetit komunist. Janë përdhunuar gra e vajza duke i kërcënuar se do t’u fusnin ne burgje burrat, fëmijët apo prindërit. Ka edhe shume menyra,mjete e shkaqe te përdhunimeve politike te komunizmit, por besoj se rëndësi ka përdhunimi si një nga krimet me te rënda të shtetit komunist. Përdhunimi ne këto kushte, ne te gjitha praktikat botërore juridike, klasifikohet si “krim kundër njerëzimit” dhe e tille është edhe ajo qe ka ndodhur gjatë komunizmit në Shqipëri. Tani kemi edhe një prove, një dëshmitare të gjallë e publike për te gjithë këtë! Alida Hisku, viktime dhe dëshmitare e përdhunimeve të prokurorisë dhe Sigurimit te Shtetit komunist.
Ja sheshi ja mejdani! Znj.Hisku i ka hedhur dorashkën ne fytyre te gjithëve. Shtetit shqiptar, institucioneve te drejtësisë, politikës, medieve, shoqërisë civile dhe veçanërisht të ashtuquajturës “elitë”. Prita sot , si shume shqiptare besoj, reagimin e tyre ndaj një nje krimi si ky. Heshtje varri! Vetëm deputetja Mesila Doda reagoi dje ne një status te saj ne fb. Një reagim emocional me shume si femër sesa si politikane. Te tjerët vazhdojnë te heshtin siç kane bërë për 25 vjet me radhe. Heshti opozita qe e ka për detyre te mos heshte! Heshti Berisha që nuk lë vjedhje e rrënjë hashashi ne fshatrat me të thella pa denoncuar ne fb te tij. Me dhjetëra here ka akuzuar për përdhunim Taulant Ballën, këta të sigurimit me sa duket, nuk i sheh. Ne fakt nuk kishte çfarë te thoshte. Ndoshta ndihet disi përgjegjës politik qe këto krime as janë zbardhuar e as janë ndëshkuar. I kishte te gjitha mundësitë 13 vjet ne krye te shtetit shqiptar. Heshti Topalli, ish e përndjekura politike. Sigurisht qe nuk mund te flase. A nuk e mbajti njërin prej “përdhunuesve”, ish shefin e hetuesisë se Dibrës, 8 vjet në kabinetin e sajë ne Parlament?! Heshten te gjitha gratë e politikes qe te “çajnë trapin” me te drejtat e grave dhe vajzave edhe kur ato dënohen për krime ordinere. Ku është Vasilika Hysi, ish kryetarja e Komitetit te Helsinkit?! Por nuk heshti vetëm politika. Heshti media, shoqëri civile, heshti edhe “elita e leshit” .Ku është Ismail Kadare?! Po Dritëro Agolli, qe përmendej edhe me emër ne denoncimin e Hiskut?! Të gjithë heshtin dhe e kane një hall qe sillen kështu. Nuk mund te jene te gjithë konformist e hipokrite. Ose janë vete te implikuar, ose janë përgjegjës për bllokimin e zbardhjes dhe mosndëshkimin e krimeve cnjerezore te komunizmit. Kjo është e turpshme . Ata qe fshehin përdhunimet dhe krimet e tjera janë bashkëpunëtore ne krim . A nuk parashikohet kjo edhe nga Kodi Penal qe e kane miratuar vetë?
Por nuk ndalon këtu? Pyetja që vjen është ku(sh) janë përdhunuesit?! Ajo qe dihet publikisht është fakti qe janë prokurore, hetues, punonjës te ish Sigurimit te Shtetit. Pra kemi një perimetër, një skicim te pare te skenës se krimit dhe një liste te autorëve te mundshëm te tij. Por te gjithë e dimë se një pjese e mire e tyre janë sot ne politikë, deputete apo ne pozicione te tjera. Janë ne drejtësi, prokurori e gjykata. Janë në sigurinë kombëtare, ne komisionin parlamentar, në SHIK, polici, etj. Shume prej tyre janë sot biznesmenet me te fuqishëm te vendit, pjese e shoqërisë civile, disa edhe ne organizatat e mbrojtjes se lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, grave e vajzave, viktima te dhunimit e përdhunimit, fëmijëve e te tjera shtresa në nevojë. Pjesa tjetër kane ne politike, shtet e medie pinjollët e tyre politike, juridike e gjenetikë! Me pak fjalë, përdhunuesit e komunizmit janë kudo! Kjo është arsyeja qe te gjithë heshtin. I kane shefa, kolegë ,bashkëpartiakë, ortakë ne pushtet e ne biznese. Shume mirë qe reagon znj. Doda, por ajo çdo dite ulet me ta ne mbledhjet e komisioneve, e çdo të enjte ne një salle parlamenti faqe publikut, pa dhëne ndonjë shenjë neverie njerëzore e politike për ta. Ne krah gjenden të dyshuar si përdhunues. Retorika politike e publike nuk mjafton! Si mund te rrije një njeri normal pranë tyre e për me tepër te diskutoje me ta për drejtësi, demokraci e te drejta te njeriut. Znj. Doda ka një mënyre për te reaguar si deputete, ajo mund te zgjedhe rrugën qe zgjodhi pak dite me pare kolegu i saje ne parlament, Spartak Braho, ne rastin e akuzave ndaj Ilir Metës.T’i dërgoje një letër krerëve te shtetit dhe t’i kërkoje hapjen e hetimeve per nje krim kundër njerëzimit. Precedentin e ka. (Te me ndjeje znj.Doda qe e marr si shembull, por ngaqë ishte e vetmja qe reagoi dhe ka demonstruar një vullnet politik për zbardhjen dhe ndëshkimin e krimeve te komunizmit) . Por ka edhe me keq! Reagimi i parë nga “pala tjetër” erdhi shpejt dhe i fortë nga një njeri publik e pjesëtar i nomenklaturës se larte te komunizmit, i cili hodhi dyshime mbi vërtetësinë e denoncuese njëherazi edhe ndaj viktimës Hisku. Ai i kërkonte asaj emra: Kush e përdhunoi Alida Hiskun? Lexova sot një intervistë të këngëtares A.Hisku dhe mbeta disi i befasuar për mungesën e fakteve në prononcimin e saj. Si shumë të tjerë e kam jetuar edhe unë atë kohë… Por, pas 25 vjetëve mendoj se dosjet hapen edhe me ligj. Zonja Hisku, edhe pse me mungesa në kujtesën e saj, thotë sërish..” Më kanë përdhunuar, po s’e mbaj mënd??? Mundet të besohet pas kësaj humbje kujtese? ……” Besoj se shkruesi i këtyre radhëve nuk ka te drejtë. Si mund te dyshohet dikush qe merr guximin te tregoje për veten një gjë të tillë. Ka një gabim, shpresoj pa qellim , në arsyetim. Znj. Hisku nuk thotë qe nuk i mbaj mend por nuk i shihnim se na mbulonin kokën me batanije. Behet fjalë për njerëz të arrestuar, torturuar e përdhunuar ne kushte çnjerëzore, o zotëri. Te lidhur me pranga e zinxhirë, jo ne zyrat luksoze te KQ të PPSH.
Për sa i përket dosjes ju e dini që ligji i qeverise nuk lejon te shikosh emrat, por vetem deponimet dhe pseudonimet . Pastaj nuk mund t’i kërkosh viktimës te zbardhe vete krimin. Kjo nuk rekomandohet ne asnjë praktikë juridike e nuk mësohet ne asnjë fakultet juridik, as ne atë gjysmakun e Enver Hoxhës. Pastaj ku e gjejnë guximin t’i përgjigjen viktimës me këto fjalë, për me tepër kur nuk ke gisht vete, apo jo?! .Duan t’i mbyllin gojën?! Keni vete nena ,gra, motar e vajza?! Si mund t’i shikoni ne sy me qëndrime si këto?! Por sigurisht qe ka një zgjidhje ? Përdhunimi ne këto kushte e nga këta njerëz është krim kundër njerëzimit dhe nuk parashkruhet. Prokuroria ka detyrimin dhe te drejtën ligjore te nise një çështje penale, kryesisht si ato qe ngriti nga deklaratat e Tom Doshit dhe Spartak Brahos. Nuk ka asnjë pengese ligjore te marre dosjen, listën e sigrimasve, hetuesve,prokuroreve, spiuneve, gardianëve, etj., e ta zbardhe çështjen e te ndëshkoje fajtoret. Por me kusht qe te mos ia japin çështjen ndonjë prokurori përdhunues. Kjo është e drejta! Por nuk duket se kjo mund te behet. Jo ne kushtet kur përdhunuesit dhe pinjollët e tyre janë në pushtet. Mendoj se kurajo e znj. Hisku duhet vlerësuar. Tani shqiptarët, a ta qe duan te vërtetën, e dine qe sigurimi ka bere edhe përdhunime. Çdo mendje normale është e prirur te besoje viktimat e jo përdhunuesit. Mendoj se çdo përpjekje për te mbyllur gojët dhe bllokuar nismat e zbardhjes se krimeve te komunizmit i bën autoret e tyre me përdhunues se përdhunuesit.