PD publikon përgjimin audio : Agron Xhafaj vijon trafikun e drogës
Demokratike publikoi sot fakte të reja për dosjen” Agron Xhafaj”, duke deklaruar se vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vijon të organizojë trafikun e drogës në Vlorë.
Në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia blu, PD publikoi një përgjim audio ku pretendon se Agron Xhafaj kapet në bisedë për trafik droge.
Bëhet fjalë për dy përgjime audio sipas PD-se mes Agron Xhafajt dhe një bashkëpunëtori X, që sipas PD-se është trafikant droge i cili ishte dënuar në Itali dhe pasi kishte kryer dënimin ishte kthyer në Shqipëri.
Përgjimi i parë kemi të bëjmë vetëm me zërin e bashkëpunëtorit X ndërsa bashkëbiseduesit të dytë (qe PD pretendon se eshte Agron Xhafaj) nuk i dëgjohet zëri. Përgjimi i bisedës telefonike është bërë në makinë. Në video shkruhet se bashkëpunëtori la takim me Agron Xhafën në Vlorë, nëpërmjet nr të telefonit 0672014472.
Në rastin e dytë kemi të bëjmë me një përgjim në një lokal që PD thotë se është i Agron Xhafës. Biseda pretendohet se zhvillohet mes Agron Xhafës dhe bashkëpunëtorit. Biseda dëgjohet e të dyve.
Gjatë bisedës mes tyre bashkëpunëtori X i thotë: Agronit se erdha për atë bisedën që të mora në telefon. Erdha për të bërë atë rrugën
“Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë, shumë fare po na sulmojnë. Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore. Të jetë hera e parë dhe e fundit” i thotë Agroni teksa e adreson tek një person me emrin Ermal.