PD merr drejtimin e Këshillit Bashkiak Gjirokastër: Mimoza Çomo kryetare

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë koordinuar në Gjirokastër duke bashkuar votat për ti marrë Partisë Socialiste kryetarin e Këshillit Bashkiak.

 

Mimoza Çomo prej ditës së sotme do të jetë kryetarja e Këshillit Bashkiak. Sipas deputetit të PD, Tritan Shehu: Zj. Çomo, një personalitet në atë Bashki, një figurë që rrezaton shpresë e integritet.

 

Fillimisht PD dhe LSI bashkuan votat për të shkarkuar kreun e Këshillit Roland Karalli, i zgjedhur nga Partia Socialiste. Dy partitë e opozitës mblodhën 16 vota kundrejt 15 të PS-së e cila nuk përfitoi dot as pasi i mori LSI-së një këshilltar, Arben Rexhen.

Pas shkarkimit të Karallit, PD dhe LSI zgjodhën Çomon si kryetare.

Per kete ka treagur edhe kreu i PD-se Gjirokster Roland Bejko . Ne nje postim ne fb z. Bejko thote se  ishte nje  proces normal dhe jo nje marreveshje PD-LSI pasi nuk ekziston nje e tille:

“Vlen të sqarojmë opinionin publik se kjo lëvizje sot në Këshill nuk ishte pasojë e një marrëveshjeje politike PD -LSI pasi nuk egziston një e tillë, por ishte rezultante e një luajaliteti llogjik për shkak se me daljen e LSI në opozitë, rrugët e tyre me PS u ndanë, dhe kualicioni mbaroi së funksionuari.

Të gjendur në opozitë PD dhe LSI vetvetiu PS e kanë një kundërshtar të qartë dhe të vetëm politik. Pra në këtë rrugëtim opozitar piktakimet midis nesh janë të pashmangshme. Njëra prej tyre ishte edhe kjo e sotmja në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër.”