PD-LSI bojkotojnë Konferencën e Kryetarëve për buxhetin
PD dhe LSI kanë braktisur Konferencën e Kryetarëve ku po diskutohet shqyrtimi i pr/buxhetit 2018.
Në emër të opozitës, deputeti Edomd Spaho tha se nuk mund të jenë pjesë e Konferencës së Kryetarëve, pasi sipas tij kjo qeveri është e lidhur me krimin dhe moralisht ka rënë.
Edmond Spaho: Ne si opozitë nuk mund të sillemi sikur jemi në kushte normale. Gjendja në vend është e rëndë. Si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit është vërtetuar lidhje e kësaj mazhorance me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
Për opozitën kjo qeveri moralisht ka rënë. Puna më e mirë që mund të bëjë është të japë dorëheqjen ti hapë rrugën një qeverie antimafie si dhe të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Jo vetëm ka rënë moralisht, por nuk është edhe një qeveri legjitime sepse është një mazhorancë e ardhur nga zgjedhje të blera.
Për rrjedhojë ne nuk mund të behemi pjesë e kësja fasade dhe nuk do të marrin pjesë në Konferencën e Kryetarëve për shqyrtimin e pr/buxhetit 2018.
Balla: 640 mijë pensionistë presin buxhetin për çështjen e pensioneve. Të gjitha komunitetet tona presin të dëgjojnë investimet në zonat që ne përfaqësojmë e për këtë qëllim pa u zgjatur doja të thoja që më vjen shumë keq për PD, nuk më vjen keq për LSI që i shkon pas PD.