PD-ja kërkon dekriminalizimin : Rakipi dhe Gjetani me të shkuar kriminale në Itali, verifikojini!
Partia Demokratike me anë të një kërkese zyrtare i drejtohet Prokurorisë dhe KQZ-së, të verifikojnë formularin e vetëdeklarimit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gjetan Gjetani.
Në një letër që mban datën 4 tetor, PD-ja kërkon që të verifikohet e shkuara e këtyre dy deputetëve.
PD-ja shton se ka të dhëna të njohura publikisht që këta persona kanë të shkuar kriminale në shtetin italian.