PASKAL MILO ME NËNËN E SKËNDERBEUT MBRON FENË E VET ORTODOKSE E JO KOMBIN SHQIPTAR
Nga Sulejman Mehazi
Paskal Milo me tezat e tij historike, se nëna e Skënderbeu ka qenë sllave, nuk mbron kombin e vet shqiptar, po fenë emrin dhe mbiemrin e tij sllavo-ortodokse Paskal Milo.
O Paskal, s’je i vogël e i paditur që mos ta dini se trashëgimia fisnore si fetarisht e kombëtarisht lidhet me bashkëshortësinë e burrave e jo të grave, të burrit e jo të gruas, të babait e jo të nënës. Paçka edhe nëse nëna e Skënderbeut ka qenë sllave, kur gjaku, fisi familjar e trashëgimia lidhet me baballarët e jo nënat.
Cilin mbiemër e keni ju zotëri Paskal, të babait apo të nënës?, me siguri mbiemrin e babait;
Trashëgimia e patundshme e juaja kujt i takon babai apo nënës suaj?, me siguri babait;
ADN-ja fisnore e familjare me kë është i lidhur, me të babait apo nënës, me siguri të babait;
Nëse djali juaj, zotëri Paskal, do martohej me italiane, atëherë fëmijët e djalit, nipërit dhe mbesat e juaja çfarë do ishin italiane apo shqiptare?, me siguri shqiptare.
11 shkurt 2018