Pas Italisë edhe Greqia publikon hetimet e saj per Tahirin

 

Media greke ‘Zougla’, ka publikuar një lajm në të cilin thuhet se, organizata kriminale në të cilën u përmend dhe emri i ish-ministrit Tahiraj, ka realizuar trafik droge dhe drejt Greqisë.

Mënyra e transportit të drogës është realizuar me anë të makinës së shumë përfolur të ish-ministrit, Saimir Tahiri, “Audi A8”.

Në lidhje me makinën e përdorur për trafikimi, Tahiri ka deklaruar se e kishte shitur që në vitin 2013 dhe nuk ishte më në pronësi të tij.

Destinacioni i drogës ishte, Italia, faktojnë autoritetet greke, por transporti është realizuar disa herë nga shteti grek, pikërisht me atë makinë.