Partia, që i dënonte duke i vrarë ekzekutuar e internuar nuk mundt’i dëmshpërblejë
Kjo qeveri po shkon sipas programit te etërve të regjimit komunist. Partia bijë në pushtet i trajton në të njëjtën mënyrë ata që prej më shumë se 70 vitesh mendojnë ndryshe nga regjimi i tyre.
Ministri i parave të shqiptarëve doli nga foltorja e ministrisë që drejton duke na thënë se do të hiqet kompensimi për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politik.
Ka të “drejtë” ministri oligark se është në përmbushje të mendësisë së regjimit që simbolizon partia e tij.
Nuk mundet që partia, bijë e asaj që i dënonte duke i vrarë ekzekutuar e internuar që t’i dëmshpërblejë për gjakun e dhimbjen që u shkaktoi vetë regjimi komunist. Ai regjim që la trashëgimi Partinë Socialiste, sot në pushtet me votat e tjetërsuara të shqiptarëve.
Kjo qeveri jo vetëm që nuk kujdeset për këtë kategori të përndjekur për gjysmë shekulli,por vijon të përndjekë bijtë e tyre edhe sot e kësaj dite.
Kjo qeveri ka vendosur tu mohojë atë që u takon me ligj por edhe me moral qindra familjeve të persekutuara përgjatë 50 viteve komunizëm.
KJO NUK MUND TE PRANOHET.
Është koha për reagim.
Eshtë koha për të kërkuar dhe për të marrë atë që i takon secilit.
Është koha të nderohet gjaku e kontributi i atyre që nuk u përulen as përpara regjimit më të egër komunist.
Është koha te ngremë krye e jo të përulemi përpara arrogancës që nuk po njeh kufinj.
Është koha të mos përulemi para oligarkëve që po cojnë vendin drejt greminës.
Është koha e qytetarëve dhe shqiptarëve të bashkohen e të ngrihen kundër kësaj të keqeje.
Është koha që me 27 JANAR të jemi të gjithë bashkë kundër babëzisë e arrogancës së kësaj qeverie, të cilës po i lëkunden këmbët nga pisllëku që vetë e ka bërë.