Pampuri : Të gjitha, droga,krimi, pastrimi i parave përfundojnë tek Rama dhe familja e tij.

Deklarate e deputetes Orjola Pampuri

Edi Rama pranoi drejtpërdrejt në TV mbrëmë, se ai është takuar me kompani ruse në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ai, qëllimisht e anashkaloi emrin e kompanisë dhe detajet.

Edi Rama duhet të përgjigjet:

Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë?
Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta?
A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashëkt me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës?
Cfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?
Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet:

Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Nowikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjitike të Evropës?
Çfarë i është premtuar Jurimexit?
Të gjitha nyjet e drogës, krimit, pastrimit të parave, ndikimeve të paligjshme përfundojnë tek Edi Rama dhe familja e tij.

Ky realitet nuk mund të fshihet dot nga sulmet që i bëhen Partisë Demokratike, të paguara me paratë e kokainës dhe të krimit.

As vendosmëria e Partisë Demokratike kundër krimit dhe drogës nuk ka për të ndryshuar.