Victor Orban u bashkohet patriotëve në Parlamentin Europian

Kreu I grupit parlamentar të partive popullore PPE në Parlamentin Europian gjermani Manfred Weber, kandidat për të zëvendësuar Junker në krye të Komisionit Europian, deklaroi në mbrëmjen e ditës së mërkurë se partitë popullore pranuan propozimin e tij për largimin e Partisë Fidesz të Victor Orban.

Postimi I tij në Twitter u pasua nga reagime të shumë llojshme (p.sh mbështetja e fuqishme nga Genc Pollo për vendimin e mësipërm), prej të cilave më të rëndësishmet ishin korrigjimet e shumta se nuk kemi të bëjmë me një propozim të zotit Weber, por thjesht me një miratim të vendimit të Hungarezëve për tu larguar nga Grupimi i PPE.

Pra me pak fjalë, edhe hungarezët e Orban dogjën mandatet që kishin tek partitë popullore europiane. Por në ndryshim të madh nga PD-ja jonë që nuk duket të jetë e qartë se çfarë do të bëjë (të paktën ky është perceptimi i publikut), hungarezët janë larguar me dëshirë nga ky grupim për shkak të një tjetër axhende.

Axhendën e Orban e ka zbardhur, ndoshta pa dashje, profesori i ekonomisë Jörg Meuthen. Ai është politikan gjerman dhe zëdhënësi federal i partisë AfD-Alternativa për Gjermaninë.

Në postimin e tij në Twitter ai ka ftuar zotin Orban dhe partinë Fidesz që ai drejton që, “sëbashku të fillojnë të krijojnë një komunitet dhe koalicion të përbashkët me të gjitha partitë patriotike pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian që do të mbahen në muajin maj!”