Opozita perpara parlamentit policia tensionon situatën
Situata ka qene e tensionuar para parlamentit. Një grup protestuesish jane përpjekur të çajnë kordonin e policise. Policia ka afruar makinat e ujit per shperndarjen e protestuesve Nderkohe jane hedhur edhe kapsolla. Kryetari i PD-se ndodhet me protestuesit te cilët thërrasin Rama ik!
Ndërkohë brenda në Kuvend vijon seanca plenare dhe 3 deputetë të rinj bënë betimin.
Mbeshtetes te opozites por dhe ish deputete perplasen me policine sepse duan ti afrohen parlamentit për të protestuar. Por policia nuk i lejon dhe ka vendosur kordon mu pranë godinës së KQZ-së. Bulevardi është liruar për të kaluar një delegacion ng Holanda që do të jetë në parlament, ndërkohë demokratët thonë se po u mohohet e drejta e protestës.
Banorët e Astirit janë konfrontuar me forcat e policisë. Përplasja ka ndodhur përpara nisjes zyrtare të protestës, në zonën pranë Ministrisë së Brendshme.
Policia ka zgjeruar perimentrin e sigurise. Nje numër i madh efektivësh dhe kanë krijuar kordon disa metra larg Ministrisë, duke lënë të lirë dhe një pjesë të bulevardit.
“Kemi marrë lejë për të protestuar dhe nuk po na lejojnë”, tha ish-deputetja e PD Albana Vokshi.
Maxhoranca pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ku do të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj. Ndërsa opozita do të vijojë më skenarin e saj të protestave para selisë së Parlamentit.
Edhe pse nuk ka një plan të shtuar masash nga policia, pranë Parlamentit ka prezencë të forcave të policisë, të cilët kanë krijuar një kordon dhe rrethuar perimetrin e sigurisë për të lejuar hyrjen e deputetëve në parlament.
Ndërkohë qytetarët nga rrethe të ndryshme të vendin janë organizuar për të marrë pjesë në protestën e opozitës para parlamentit.
Po ashtu policia ka pasur një mobilizim edhe para kryeministrisë, ku ka vendosur rrjeta teli, për ti paraprirë një skenari të mundshëm nga ana e policisë
Kjo është protesta e shtatë e opozitës, por siç kanë thënë drejtuesit e PD ata do të protestojnë sa herë që ka seanca plenare. Ndërsa në 13 prill opozita ka thirrur një protestë kombëtare.