OKB I kërkon perëndimit të marrë të burgosurit e ISIS
Kombet e bashkuara u ka kërkuar vendeve perëndimore të marrin qytetarët e tyre që kanë qënë pjesë e organizatës terroriste ISIS dhe që janë aktualisht të burgosur në Siri dhe në Irak.
Sipas shefit të OKB për të drejtat e njeriut Michelle Bachelet, luftëtarët e ISIS dhe familiarët e tyre që numërohen në gari 55 mijë, duhet të përballen me një gjykim të drejtë ose do të duhet të lihen të lirë.
Ajo tha se shtetet perëndimore duhet të marrin përgjegjësi për shtetasit e tyre pavarësisht se ata kanë marrë pjesë në krime të rënda dhe në xhihad.
Ky debat u bë I mprehtë në fillim të këtij vitit kur qytetarja britanike Shamima Begum u lejua të hyjë në britani dhe mediat deklaruan se ajo thjehst kishte bërë gabimin duke vendosur të ishte gruaja e një prej luftëtarëve të ISIS.
Por më vonë u bë e ditur se ajo, Begum, nuk ishet thjesht gruaja e një luftëtari por kujdesej që bombat të shndëroheshin në veshje për sulme vetëvrasëse.
Begum kishet qënë edhe anëtare e “hisba”, grup I cili garantonte që të zbatoheshin rregullat e ISISnë veshje dhe në sjellje dhe që jepte dënimet me vdekje për të gjithë ata që nuk I zbatonin këto rregulla.
Begum në një intervistë tha gjithshtu se nuk I bënin përshtypje kokat e prera të njerëzve pasi ata ishin armiq të islamit.