Odise Porodini , kriminel i Sigurimit të Shtetit
Nga Av .Xhafer Sadiku
Njëri nga ata që e cilëson kriminel Mid’hat Frashërin është Odise Mihal Porodini.
Për ata që nuk e njohin, Porodini ka qenë një nga oficerët e lartë të Sigurimit të Shtetit dhe hetues i egër që Sigurimi e dërgonte për “ të zbërthyer” të arrestuarit ne DPB te rretheve.
Kështu, kur në Përmet u arrestua një “grup armiqësor” nga Zona e Carshovës, në shtator 1959-mars 1960, krahas hetuesve të DPB Përmet, sigurimi dërgoi edhe Odhise Porodinin.
Si rezultat i egersise së Porodinit dhe i shokëve të kallëpit të tij, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan Ilia Guda dhe Apostol Ranga dhe disa të tjerë me nga 20-25 vjet, si dhe u internuan 12 familje.
Për këtë krim të rëndë, kriminelët e sigurimit, midis të cilëve Odhise Porodini ,u shpërblyen edhe me lekë, krahas dekoratave.