Nuk ju do se jeni antikomunistë !

Nga Nebil Çika

Para pak kohësh në një bisedë virtuale, kur me tha se vinte nga një familje antikomuniste, e përndjekur politike e diktaturës, i thash Mariglend Doçit ,njërit prej kandidatëve për kreun e FR të Foltores ,se me këto cilësi nuk kishte asnjë mundësi karriere tek Berisha.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Sot nga drejtuesit kryesor të Foltores , kryetar sekretarë ,nën/ kryetarë ,kryetar të Këshillit Kombëtar etje dhe organizatave partnere nuk ke asnjë që vjen nga familjet antikomuniste të përndjekura politike.
Në këtë vazhdimësi politike të Berishës 32 vjet nuk mund mos e kuptosh dot që antikomunistët nuk i kanë dashur dhe as i duan në krye .
I kanë dashur për të përdorur politikisht gjakun ,sakrificat dhe moralin e tyre si votues e militantë ,ushtarë të thjeshtë, por i kanë mbajtur gjithnjë larg nga drejtimi e pushteti .
Se në fakt që në fillim Berisha erdhi e vazhdon të jetë një hile për komunizmin për të djathtën antikomuniste . Më vjen keq për Mariglend Doçin , Barba Dodën dhe të tjerë tjetër nga familje të përndjekura politike antikomuniste, qe fut në garë dje, ndoshta me besim e idealizëm, një gabim që e kemi bërë shumë nga ne në atë moshë.
Ata nuk kishin asnjë shans se mund të thyenin dot rregullin, qëllimin pse Berisha ndodhet në krye të asaj strukture politike, që qartësisht është mbajtja nën kontroll e të djathtës nga komunistët dhe bijtë e tyre.
Të rinjtë duhet të kuptojnë se me një ish sekretar të PPSH në krye si në PD atëherë edhe në Foltore sot ,nuk ka pasur e nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme por farsa zgjedhore me fitues të paracaktuara prej tij .
Nuk ka pasur e nuk ja komunist në botë që mund të paranojë e për tepër të bëjë zgjedhjet e lira , pse duhet që Berisha të bëjë përjashtim.
Nga numri i ulët i pjesëmarrjes në votim, megjithëse edhe këto shifra janë vënë në dyshim, kuptoj që shumica e të rinjve e kanë marrë vesh çfarë po ndodh dhe me farsën e djeshme, do ta kuptojnë edhe të tjerë .
Daullet bien për ata që kanë veshë !
Mos u mundoni të gjeni arsye, të fajësoni veten dhe miqtë pse nuk fituat nuk jeni raca e tyre, nuk ju lidh asgjë me ta përkundrazi në se do funksiononte Kanuni duhet të ishim në gjak për ato që na kanë bërë .
Është e thjeshtë, nuk ju duan se jeni antikomunistë !
Si antikomunistë nuk kishit e nuk do të keni asnjë shans, nuk ju duan dhe kjo ndodh se në krye është një komunist, sekretar i PPSH, pjese e bandës kriminale qe masakroi familje tuaja antikomuniste për 45 vjet .
Po nuk e dini çfarë janë e çfarë ju kanë bërë pyesni prindërit e gjyshërit për ta !
N.Ç