Nuk bie rrufeja ne hale !

Nga Nebil Çika

Tërmeti sot me kapi ne zyrën time ne ish KQ te PPSH aktualisht kryesia e Parlamentit . Te gjithë , deputete administrata e Kuvendit , Vetingu,  madje edhe administrata e kryeministrisë përballë vrapuan te dilnin jashtë, vetëm un ndenja në zyre. Kur dola ,pas ndonjë një ore, një nga rojet e gardës me pyeti me habi : Pse nuk dola si te tjerët ?! Kam garanci qe kjo ndërtese nuk rrezohet, nuk e gjen gjë – i thashë. Pse kaq e forte është sa te përballoje edhe tërmetin ?- ma priti  Jo , por siç mund ta dish , populli thotë: |Nuk bie rrufeja në hale, dhe kjo ndërtese është haleja me e madhe e Shqipërisë. Ka 70 vjet që te gjitha poshtërsitë qe ndodhin këtij vendi bëhen këtu- i thashë . Mbase ke të drejte- me tha komplet i shushatur gardisti që, mesa duket, u befasua nga ” garancia” ime per tërmetin.