NJE VETERANI PARTIZAN

Nga Uran Kostreci

Sot vdiq nje plak e shtrine te qivuri
Dikur Enveri ate armik e shpalli
Mbas burgu hiqej zvare,mbahej per muri
Familja e zboi e beri def se gjalli

Nje grup sot me ca pleq ne dhe e kalli
E si per varri foto Enveri i vuri
Duke e nderuar me nje grusht te balli
Mu dhimbs ky plak e nje kujtim me pruri

Ky nburg nuk fliste as nuk bente qoke
Na quante balliste ne kulake
Un thosh jam komunist sbej ketu shoke

Ne qeshnim nuk ja mernim ters aspak
Se thell virusi i kish hyr ne koke
E tru shpelare u shua i ziu plak.