Një tjetër person i kërkuar nga drejtësia italiane është arrestuar në Vlorë

Në pranga ka përfunduar sshtetasi Nazer Seitaj,nga Vlora i cili është i kërkuar nga drejtësia italiane.
Seitaj është i afërm i Habilajve. Janë rreth 100 forca policie të angazhuara dhe janë të ardhur nga Tirana kryesisht nga Delta Force, ndërsa policia e Vlorës është shmangur totalisht.
Bëhet me dije se policia hyn në banesa pa paralajmërim në të gjitha ambientet ku ka pasur dyshime se mund të kishte drogë.
Më herët u tha se ka nisur një operacion në disa fshatra të Vlorës për sekuestrimin e lëndëve narkotike.