Një sinjal amerikan për Lulzim Bashën ?!

Nga Nebil Çika

Rihapja e çështjes “Muzin” dhe e financimit rus për PD, nga VOA e ka rënduar edhe më tej pozitën politike të PD, pothuaj të rrënuar për shkak të shpallje “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, të ish kryetarit të sajë Sali Berisha dhe përçarjes që solli ky zhvillim politik në kampin e opozitës .
Lulzim Basha dhe pjesa tjetër e PD, të pozicionuar kundër Berishës e kanë argumentuar këtë qëndrim me faktin që nuk mund të bëjnë politike e nuk kanë asnjë shans për pushtet me SHBA dhe perëndimin kundër, të cilët janë shprehur qartë se nuk do të bashkëpunojnë me PD në se Berisha do të jetë pjesë apo në krye të sajë.
Ky tashmë është një standard i vendosur i cili do të aplikohet ndaj çdo personi, të shënjuar për keq, nga aleatët perëndimorë të Shqipërisë dhe nuk mund të zbatohet në mënyrë sekektive .
Lajmi i VOA që citonte burime e zyrtarë të qeverisë amerikane, ka dhe duhet të ketë të njëjtën vlerë politike si në rastin e Berishës. Ky është një problem që duhet të trajtohet me të njëjtin seriozitet nga pjesa e politikës së PD që nuk është përfshirë në asnjë prej akuzave të palëve, qoftë korrupsionin madhor dhe minimin e demokracisë të Berisha qoftë për financim rus për të cilin po përflitet Basha.
Të dy nuk i pranojnë akuzat por kur vjen fjala për të sulmuar njëri tjetrin i referohen vendimeve dhe lajmeve që vijnë nga SHBA duke konsideruar të vlefshme vetëm ato që flasin për kundërshtarin dhe duke injoruar ato që flasin e kanë në shënjestër vet ata . Basha dhe Berisha kanë reaguar pas lajmit për financim rus të PD në mënyra të ndryshme duke na sjellë një situatë të ngjashme por të përmbysur të një viti me parë kur Basha i merrte të mirëqena vendimet e SHBA për Berishën dhe Berisha i kundërshtonte e refuzonte ato , kërkonte prova publike, madje pretendoi edhe një gjyq në Francë !
Sot Basha me aq sa ka reaguar, disa rreshta në Twiter, ka mohuar kategorikisht lajmin e VOA për financim rus dhe ka sjellë si provë procesin hetimor të zhvilluar ndaj tij në prokurorinë shqiptare i cili ka përfunduar në favor të tij .
Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe Berisha ndaj “non gratës” amerikane, faktin që ai nuk është hetuar gjykuar e dënuar nga ndonjë herë për këto akuza.
Pavarësisht se pozita shume më e rënduar e Berishës me një vendim të marrë nga DASH dhe të firmosur nga Presidenti Bajden kundër tij i pasuar nga një vendim i ngjashëm edhe nga qeveria Britanike, lajmi i VOA për Bashën dhe financimin rus kanë të njëjtën vlerë politike dhe duhet të trajtohen me të njëjtin standard nga PD, pjesa e sajë e pa përshirë në këto akuza.
Berisha pretendon se pas ndëshkimit të tij prej qeverisë amerikane qëndron Xhorxh Soros ndërkohë qe merr të mirëqena lajmet e VOA për Bashën edhe pse vijnë nga e njëjta qeveri dhe janë artikuluar së pari në 2018 nga një media e Soros në SHBA .
Berisha dhe të tjerë drejtues e ish drejtues të PD janë distancuar lajmi i VOA për fillimin rus të PD në 2017 duke u munduar t’ia lënë këtë barrë Bashës i cili në pozitën e kryetarit të PD në atë kohë ka përgjegjësinë kryesore politike si në rastin kur kjo gjë mund të jetë e vërtetë si në rastin e kundërt për të cilin ka detyrimi ta sqarojë, duke detyruar burimin e lajmit ose qeverinë amerikane, të cilit i referohet ai ,ta përgënjeshtrojë atë .
Në këto kushte Basha ka të njëjtin detyrim që i kërkoi Brishës , zgjidhjen e këtij problemi me SHBA jashtë PD dhe aktivitetit politik të sajë për të mos e kthyer në një problem të të gjithë partisë dhe mbështetësve të sajë .
Fakti që zyrtarët amerikanë në Washington e Tiranë, të pozicionuar pro Bashës në përplasjen me Berishën, nuk kanë folur pas lajmit të VOA e bën pozitën e tij, pas lajmit, më të vështirë.
Berisha e ka përdorur “dosjen Muzin” në mënyrë përsëritur si argumentin e tij kryesor në luftën kundër Bashës duke e konsideruar atë si mjeti me të cilin Rama po e mban peng.
Më herët kur Berisha e Basha ishin bashkë Berisha e ka kundërshtuar me forcë akuzën për “financim rus” të PD nën drejtimin e Bashës gjë që na çon tek dy mundësi hamendësomi.
Në se është e vërtetë, Berisha ka pasur dijeni për të dhe e ka përdor e po e përdor atë informacion për ta mbajtur peng, ndërkohe që akuzon Ramën për një gjë të tillë.
Fakti që Basha, pas dorëheqjes si kryetar i PD, ka zgjedhur të heshtë megjithëse Berisha ka vazhduar fushatën e egër të denigrimit të tij, ka ngjallur dyshime vazhdimisht se me ato që mund të dijë Berisha për të po e mban peng. Kjo bëhet shumë e besueshme për faktin se deri në shpalljen “non grata”, të Berishës nga SHBA ata e drejtonin bashkë PD.
Disa herë Bashës i është kërkuar të flasë të shpjegojë për ato që ka bërë vetë apo bashkë me Berishën, të sqarojë akuzat e të ndajë përgjegjësitë ne të, gjë që nuk e ka bërë.
Vetëm dorëheqja nuk mjafton.
Por jo vetëm kaq nga lëvizjet politike të Bashës vihet re që ai në modelin e Berishës nuk ka hequr dorë nga qëllimi për të drejtuar PD edhe pse ka dhënë dorëheqjen.
Në se Berisha, pas dorëheqjes “de jure” në 2013 nuk do të kishte qëndruar sërish “de facto” në krye të PD dhe në politikë nuk do të ishte shpallë “non grata ” nga SHBA . E njëjta logjikë vlen edhe për Bashën se këto standarde politike shqiptare të pushtit të përjetshëm janë kundër standardeve politike perëndimore ku politikanët marrin përgjegjësitë për dështimet e tyre politike e largohen. Në fakt politika aktive e Bashës, pa sqaruar më parë përgjegjësitë, edhe ato në raport me Berishën, është bërë një barrë për politikanët e tjerë të PD që e mbështetën atë në përplasjen me Berishën të bindur në parimet demokratike dhe orientimin perëndimor të tyre dhe PD.
Përpjekjet e Bashës për tu rikthyer në drejtimin e PD zyrtare edhe pse të padeklaruara publikisht janë përdorur nga Berisha për të sulmuar politikanët e tjerë që drejtojnë aktivitetin politik të sajë pas largimit të tij .
“Ali-basha” e etiketon Berisha dhe makina e tij e baltës, kryetarin në detyrë dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj . Të njëjtat akuza kanë edhe për Jorida Tabakun , Gazmend Bardhin dhe të tjerë politikanë e deputetë të PD që nuk janë me Berishën.
Pra qëndrimi i pa qartë i Bashës për rolin e tij në PD pas dorëheqjes është përdorur nga Berisha si argument politik e mediatik për të sulmuar kundërshtarët e tij ndaj të cilëve nuk mund të ngrejë dot asnjë akuzë tjetër përveç se ti bëjë bashkëpunëtorë të dështimeve politike të tij, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij në këto dështime duke filluar nga vetja, nënkryetarët e PD të Bashës ish Sekretarin e Përgjithshëm në kohën kur flitet për financimin rus por edhe në humbjen e dy palë zgjedhjeve politike etje, i ka dishepujt të tij. Sjellja tërhiq e mos e këput e Bashës në PD ka sjellë shqetësim të madh tek linja pro amerikane e PD , pasi megjithëse e kanë mbështetur atë në përballje me Berishën nuk e shohin zgjidhje, një rikthim të dëshiruar prej tij, në krye të partisë. Për shumë politikanë por edhe militantë e mbështetës të PD dhe të djathtës epoka Basha shihet si e tejkaluar.
Ai i pati gjitha mundësitë të linte gjurmët e tij, bëri çfarë mundi dhe nuk duket se ka çfarë të jap më shumë se kaq ,e për me tepër që sillet si Berisha që nuk u largua kurrë nga drejtimi i PD .
Kjo sjellje e Bashës mund të ketë shqetësuar edhe partnerët amerikanë të cilët e ndëshkuan Berishën për të njëjtën arsye se nuk ikte nga drejtimi i PD dhe politika.
Për këtë dyshoj se lajmi i VOA është një sinjal apo paralajmërim i drejtpërdrejtë për Bashën nga SHBA. Basha është përgjegjësi kryesor i qëndrimit të Berishës në krye të PD edhe 8 vjet mbasi kishte dhënë dorëheqjen në 2013 . Ai, me vullnet apo detyrim ndau pushtin me të dhe kjo u kthye në një problem për PD dhe partnerët ndërkombëtarë .
Po të mos ishte non grata amerikane për Berishën, Basha nuk do të guxonte të thoshte një fjalë kundër tij, jo me ta përjashtonte . Edhe kur e bëri këtë tha se ishte detyruar nga vendimi i SHBA dhe e ngriti në qiell figurën e tij . Këtë amerikanët e dinë mirë se ju kanë kërkuar disa herë ta bëjë vetë por nuk e ka pranuar. Se çfarë e detyronte ta bënte këtë nuk dihet por ky fakt e bën Bashën të ekspozuar nga aludimet që ai ka qenë e ndoshta është i shantazhuar nga Berisha me ato që ai mund të dijë për të. Por dhe heshtja e Bashës ndaj akuzave të renda të Berishës i ka fryrë këtij zjarri .
Ne se dosja “Muzin” është e vërtetë janë të gjitha mundësitë që Berisha po përdor si shantazh për Bashën dhe lajmi në VOA mund të ketë si qëllim dekonspirimi e sajë, gjë që do ta bënte të pa vlefshme atë si mjet shantazhi . Nga marrëdhëniet e ngushta të tyre deri një vit më parë mundësitë me të madhe për informacion mbi financimin rus të PD , në se është i vërtetë, i ka pas Berisha me të cilin Basha merrte vendimet politike dhe jo Rama.
Kjo logjikë të çon në konkluzionin që në se Basha është peng i dikujt, ai është Sali Berisha . Këtë e dinë dhe e mendojnë shumica e shqiptarëve por edhe amerikanët që kanë shumë më shumë informacion se ne. Në këto kushte zgjidhja e sugjeruar prej tyre me publikimin e lajmit nga VOA është largimi i të të dyve nga PD dhe drejtimi i sajë, si pjesë e të njëjtës vendimmarrjeje njëherazi edhe përgjegjësie .
Kjo është edhe mundësia më e mirë e tejkalimit të krizës në PD dhe ri ngritjen e sajë sipas modeleve të së djathtës perëndimore. Opsioni tjetër është shpërbërja e plotë e sajë dhe ndërtimi i një të djathte të re, jo mbi themelet komuniste të PD- së Sali Berishës që nuk mbajnë .
Politikanët e drejtuesit e PD, jashtë këtij binomi, duhet të reagojnë e të ofrojnë një zgjidhje përndryshe do të digjet edhe i njomi me të thatin – thotë populli .