NJË PARALELE ME SKANDALIN WATERGATE QË SOLLI DORHEQJEN E PRESIDENTIT NIKSON TË AMERIKËS DHE RAMA IK
Nga Sejdi Peka
Me 17 qeshor të këtij viti u mbushën 40 vjet të njerit prej skandaleve politike me pasoja në historinë e Amerkës,skandali Watergate.Ishte një tentativë e një grupi njerzish që përbënin fushatën elektorale të Presidentit Nikson të mandatit të tijë të dytë,për të hyrë në zyrat e Partisë Demokrate të kompleksit Watergate në Washington.Në orët e para të mëngjesit të 17 Korrikut 1972 ,5 burra që ishin pjestarë në fushatën elektorale të Presidentit Nikson u arrestuan në këtë perpjekje nga policia amerikane.Senati amerikan konfirmoj se Presidenti Nikson kishte dijeni dhe ishte përpjekur që të mbulonte skandalin.Ky fakt dhe Presidenti Nikson ndoshta njeri nga Presidentët më të shquar të Amerikës që kishte fituar mandatin e dytë,dha dorheqjën e pa revokueshme,anipse dorheqja nuk ju kërkua as nga populli dhe as nga ndonjë institucion tjetër i Amerikës.Në bazë të kushtetutës bëri betimin zv.Presidenti Gerald Ford si President i Amerikës.Ai do t’i drejtohej popullit amerikan me një fjalim ku shquante se, “bashkatdhetarët e mi amerikan,ankthi ynë mori fund,Kushtetuta jonë funksionon plotësisht.Amerika jonë qeveriset nga ligjet dhe jo nga njerzit.Tek ne sundon populli.”Dhe Amerika është kjo që është,vendi i shembullit të demokracisë në botë,se Amerika e ka të shenjtë mbrojtjën e votës së lirë si themeli i demokracisë.Duke hequr një paralele lind pyetja,sa herë vallë duhej të jepte dorheqjën Edvin Rama me dhjetra skandale në sundimin autokratik kundër popullit?Me faktet që i denoncoj jo vetëm Partia Demokratike por edhe mediat ndërkombëtare si “Zëri i Amerikës”dhe mediat prestigjioze të Europës dhe Amerikës,se votat në zgjedhjet e vitit 2017 ishin blerë dhe manipuluar nga klika e Edvin Ramws.Sot dosjet e këtyre skandaleve flejnë në Prokurori se aty është Edvin Rama i identifikuar si manipulatori që ka organizuar vjedhjën e votës së lirë të shqiptarve.Por çudia e madhe është se disa institucione ndërkombëtare që kan për detyrë të monitorojnë Shqipërinë në proceset demokratike,në vënd që të ndihmojnë,janë rrjeshtuar në krahun e Edvin Ramës sikur asgjë nuk ka ndodhur.Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha,sa herë u ka tërhequr vëmendjën këtyre institucioneve që në emër të gjoja stabilitetit të vëndit shkelin parimin themelorë të demokracisë,që u jep të drejtën njerzve të votojnë të lirë.-A do të pranonte vallë vëndi juaj që të shkelmohej parimi baze i demokracisë,dhunimi I votës së lirë-pyet Basha?-Edvin Rama , ky diktatoruc i vogël me shpirt krimineli si i biri i një ish krimineli komunist që me firmën e tijë vari në litarë në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988,poetin e vargjeve të lirisë Havzi Nelën,vetëm për këtë fakt,Edvin Rama nuk duhej të ishte në asnjë mënyrë Kryeministër i Shqipërisë.Në stanin e tijë enverist,ka grumbulluar disa manikin me prejardhje komuniste,pinjoll të diktaturës,të pa aftë dhe të pa shkolluar,por që i binden verbërisht padronit me ide bolshevike,hajduter profesionist.Ekonomia ka marrë teposhtën,asgjë nuk funksionon.Shteti ka marrë pamjën e një anarkie ku ligjin e bën paraja e korrupsionit dhe drogës. Dhe populli është ngritur me protesta anë e mbanë Shqipërisë dhe kërkojnë dorheqjën e Edvin Ramës krijimin e një qeverie teknike për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Me fizionominë e një diktatori Edvin Rama e ka sjellë Shqipërinë dhe demokracinë në buzë të një humnere të tmerrshme me pasoja të pa llogaritshme për vëndin.Shqipëria sot është ndër vëndet më të varfëra të botës,me një varfëri ekstreme.Shqipëria po zbrazet.Lart afro një gjysmë milioni shqiptarë e kan lënë vëndin e tyre në qeverisjën bolshevike të Edvin Ramës.Shqiptarët ikin dhe ikin si nga një tokë e mallkuar për të mos u kthyer kurrë më në vëndin e tyre.Atë që nuk e realizuan për një shekull kundër popullit shqiptarë,Cubrollovici,Gjergjevici,Akademia e Shkencave të Sërbisë,prë spastrimin etnik të shqiptarve,po e realizon sot Edvin Rama, duke e zbrazur Shqipërinë nga shqiptarët.Ky trathëtarë,po bashkpunon me Hashim Thaqin,Vucicin e Sërbisë dhe Putinin e Rusisë,për t’a coptuar Kosovën me të ashtuquajturin “korigjim të kufijve”duke i dhuruar Sërbisë tokat shqiptare,duke shkelmuar gjakun e dëshmorve të luftes çlirimtare të populli të Kosovës kundër agresorit sërb.Janë 11 mijë të vrarë dhe të masakruar që varret nuk u gjëndën,afro një million shqiptar të Kosovës që u dëbuan me forcë nga Kosova,janë 20 mijë gra dhe vajza të përdhunuara nga ushtria sërbe dhe paramilitarët e Kriminelit Arkan,qindra shtëpi të djegura dhe të shkatërruara nga policia dhe ushtria sërbe.Dhe Sërbia në vënd që të përgjigjet për genocide kundër popullit shqiptarë të Kosovës dhe të dëmshpërblejë Kosovën në bazë të ligjeve ndërkombëtare,gjenë trathëtarë për të injoruar fitoren e popullit të Kosovës kundër agresorit serb.Me këtë rast,si kosovarë që jam,sigurisht që më dhëmb shpirti për Kosovën ashtu si për Shqipërinë.Pararendësit e familjes time kan luftuar dhe kan derdhur gjak për atë tokë të vuajtur,të mbushur me varre të agresorit sërb,por edhe dëshmorësh në dekada.Por Kosovës nuk i kan munguar asnjëher herojt edhe në kohën tonë.Përulem me respekt herojt të Kosovës dje në luftë dhe sot ne ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës,Ramush Hajradinajt që me guxim po mbron sovranitetin territorial të Kosovës.Filozofi Nice shkruan: “ekziston fisnikria e lindjes,fisnikria e gjakut.Vetëm shpirti fisnikron njeriun,por më parë duhet diçka që fisnikron shpirtin.Çfarë është atëher,është gjaku”.Dhe Hajredinaj,ky hero i Kosovës,i ka dhënë dy vllezër dëshmorë luftës çlirimtare të popullit të Kosovës,dy vllezër si diva në lulen e rinisë.Ka të tjerë që shqyenin pula të pjekura në hotel Dajti të Tiranës dhe sot bëjnë pazare për tokën e Kosovës me Sërbinë.Fatkeqsi për ne shqiptarët që kemi kaq shumë trathëtarë dhe mbete sa një thupër ti Atdheu im i vuajtur dhe i dashur ,me trupin të mbushur me plagë.T’u vërsulën armiqt sllavë nga të katër anët si hijenat në xhnglat e Afrikës,të shqyenin në trupin tënd.Dhe sot mjaft më.Ne shqiptarët jemi me fat që zoti na dhuroj përkrahjën e Amerikës,të shembullit të demokracisë në botë.Edvin Rama po kërkon vrimën e miut nga urrejtja e mbarë popullit.Ai dhe stani i tijë enverist jo vetëm që do të largohën,por do të përgjigjen përpara popullit si trathëtarë,që e sollën vëndin në këtë derexhe.Edhe Kosova,po i identifikon trathëtarët.Populli shqiptarë është ngritur në këmbë.Sigurisht që ujrat do të turbullohën.Por si thotë një fjalë e popullit se “pa u turbulluar ,nuk kthjellohet”.