Një lëvizje anti-establishment ?!
Nga Nebil Çika
Protesta e studentëve prej 9 ditësh ka befasuar e paralizuar qeverinë dhe krejt politiken me mënyrën e veçante te organizimit dhe funksionimit te saje , E përqendruar formalisht tek kërkesat qe që lidhen me kushtet e studimeve në universitet efekti e ndoshta edhe qëllimi sajë shkojnë shume me shume se kaq .Qartësisht ajo është kthyer ne një lëvizje anti –establishment dhe vendimi i studentëve për te refuzuar krejt politiken shqiptare qeveri e opozitë është shprehja me e qartë e efektit apo edhe e synimit ne planin makro e kësaj proteste “jo politike” qe me shpejtësi po kthehet në lëvizje politike . Ajo po merr përkrahjen e shqiptarëve normal që ashtu si studentet janë të zemëruar me politikën , veçanërisht me qeverinë .Organizmi pa përfaqësi të cilësuar , drejtues, është mënyra e zgjuar dhe e përsosur e studentëve për të shmangur manipulimin politik , blerjen , përçarjen apo kërcënimin e protestuesve studentë , strategji e cila deri tani po funksionon për mrekulli . Kjo ka bllokuar përpjekjet e qeverisë dhe politikës për te kapur, manipuluar apo ndikuar te protesta për interesa te veta protestën .
Ky vendim e studenteve për të refuzuar dialogun me qeverinë dhe kontaktet me politikën është i justifikuar nga sjellja politike por jo vetëm e politikës shqiptare në këto 28 vjet . Nuk jam i prire te ve shenjen e barazimit midis pozitës dhe opozitës por është një fakt i dituar qe pisllëqet me te mëdha politike ne këtë vend janë bere me kompromisin e të dy palëve . Deputetet e PD-se me të drejtë i hodhën në fytyrë kryeministrit sot Ligjin për Arsimin e Larte por ata kishin në krah aleatet e tyre te LSI pjese e qeverise dhe mazhorancës me Ramën në kohën ku u përgatit dhe u votua ne Kuvend ky ligj . Por nuk është vetëm ky ligj që ka pasur vulën e me shume se një forcë politike, nga i cili vuajnë sot shqiptarët persi edhe studentet dhe familjet e tyre , Duke filluar nga viti 1991 janë disa ligje e reforma të arritura me kompromis politik të palëve qe mund të konsiderohen si fatkeqësi të këtij vendi qe nga ligji famëkeq 1751 për grabitjen e pronës e deri më sot janë me dhjetëra iniciativa ligjore qe mbajnë vulëne te gjithë politikes shqiptare. Pothuaj te gjitha te ashtuquajturat reforma ne këtë vend me shume e kane bllokuar situatën se i kane dhenë zgjidhje asaj. Reforma zgjedhore e Kodi i te cilës u arrit me konsensus PD- PS ka prodhuar një produkt që është thelbi i të gjitha problemeve te tjera qe has vendi . Kodi Zgjedhor praktikisht i ka hequr popullit shqiptar të drejtën themelore të njeriut për të zgjedhur përfaqësuesit politikë. Deputetet ligjvënësit i zgjedhin kryetaret e partive , populli vetëm i voton para nuk i zgjedh ai pasi në fletë votimi nuk ka emra të kandidatëve por sigla partie . Ligji aktual ka vetëm një ndryshim me ligjin zgjedhor te kohës se diktaturës komuniste atë qe deputetet nuk zgjidhen vetëm nga një kryetar partie por nga disa te tille . U zgjata pak tek kodi zgjedhor pasi për mua pamundësia me ligj e popullit shqiptar pre te zgjedhur përfaqësuesit e vete është origjina e te gjithë të këqijave te këtij vendi , Por nuk është vetëm kjo , por edhe reforma te tjera ajo e ndarjes territoriale, e shëndetësisë , e drejtësisë qe kane marre votat e PS –LSI apo edhe PD ne vend qe te zgjidhnin problemet i kane renduar edhe me shume ato për shkak se qellmi i tyre ka qene perfitimi politik i partive , bllokimi dhe jo zgjidhja e problemeve . Ne shume nga këto reforma kanë edhe ndikimin apo edhe imponimin ndërkombëtar gje qe e ka zgjeruar edhe me tej përgjegjësinë e faktorëve politik të përfshira ne to njëherazi edhe mosbesimin e publikut tek politika te mëshiruar me se miri te refuzimi i studentëve për te dialoguar e bashkëpunuar me ta .
Lëvizja anti – establishment nuk është një shpikje e zhvillim politik shqiptar por ndërkombëtar . Kjo lëvizje kulmoi me fushatën dhe fitoren në SHB e të Presidentit Trump , na erdhi ne derë të shtëpisë me Italinë me fitoren e Lega dhe 5 yjet atje , e shohim sot me protestat ne Francë Beligjikë e gjetkë dhe se fundi edhe në Shqipëri me protestën e studentëve . Përëndimi ,SHBA dhe vendet e tjera janë orientuar drejt nacionalizmit dhe po ja shohin hairin këtij orientimi ne ekonomi , mirëqenie e stabilitet Nuk besoj se nga kjo valë globale e orientimit politik do te mund te shpëtoje Shqipëria Un nuk mendoj se ka me kthim mbrapa . Fola pak me lart për ndikimin negativ ndërkombëtar ne reformat, ligjet dhe keq qeverisjen e qeverise dhe politikës shqiptare . Nuk di ne se kjo proteste do te ishte e mundur te ndodhte sot ne se ne SHBA nuk do te kishte triumfuar politika ani-establishment i Presidentit Trump qe për mua mbetet jo vetëm modeli por edhe frymëzimi i lëvizjes aktuale te studenteve qe siç thamë për ne mënyra ,organizimi e ndoshta edhe synimi i kalon shumë më shumë kërkesat e tyre drejtuar kryeministrit Rama . Rama dhe krejt establishmenti e di e ndjen i kanë hyre te dridhurat nga kjo lëvizje , prandaj duan ta shuajnë atë me marrëveshje apo ta kapin , ta manipulojnë , ta blejnë , ta përçajnë apo ta tradhtojnë siç bene me atë te vitit 1990. Jo se nuk duan e nuk po përpiqen por nuk kame mundësi , kësaj radhe nuk duket se protestën e ka ne dorë establishmenti komunist, trockist ,soroist etje , përkundrazi ai është shënjestra .