Një kartoline për timonierin

Nga Av. Xhafer Sadiku

Na thua se ti bën shtet!
Ti nuk bën dot kurrë shtet. Se ti e koncepton shtetin si tepsi, që mbushet nga njerëzit e ndershëm dhe ua ndan lakenjve të tu, sipas lehjes që bëjnë për ty.
Ti nuk bën dot shtet se nuk ke idenë se çfarë është shteti dhe përse duhet.

Ti e quan veten si timonier por, në fakt, je lake i të huajve dhe leh për ta. Leh që të të mbajnë si timonieri ynë. Por duke qenë i pabesë, as atyre nuk u rri besnik. Njëlloj si enveri e kristaqi.

Këto vite të sundimit tënd, na trajtove si armiq klase, njëlloj si Enveri dhe kristaqi. Ne e dimë, kështu do të na trajtosh edhe vitin që vjen.
Megjithatë, të urojmë që lakenjve të tu t’u hedhësh ndonjë kockë më tepër.
Dhe te mos marrësh kthesa të forta se i hedh në shkëmb.