
Nikki Haley dorëhiqet nga ambasadore e SHBA në OKB
Ambasadorja amerikanëe në kombet e bashkuara Nikki Haley dha dorëheqjen të martën pas një takimi me Presidentin Trump. Kjo është një ikje e papritur që do të realizohet në fund të vitit.
Trump u tha gazetarëve se pranoi dorëheqjen e Haley e cila kërkoi kohë të pushonte dhe qetësohej.
Haley ka qenë ylli në rritje i politikës së jashtme të administrates së Trump. Ajo ka pëfaqësuar akuzat presidentit Trump në përballjen me Iranin, Korenë e Veriut dhe kombet e tjera armiqësore.
“Ajo ka bërë një punë fantastike dhe kemi bërë një punë fantastike së bashku,” tha Trump në një takim me zyrën Ovale duke shtuar se “ajo është shumë e veçantë për mua” dhe se së bashku kanë “zgjidhur shumë probleme”.
Trump tha se pret të emërojë një ambassador të ri brenda dy ose tre javëve.
Haley hodhi poshtë spekulimet se ajo mund të kërkojë të garpjë si candidate presidenciale në zgjedhejt e 2020, duke thënë se ajo do të bëjë fushatë për rizgjedhjen e Trump. “Jo garoj në vitin 2020,” tha ajo.
Ajo tha se posti në OKB ishte kulmi i karierës së saj, dhe se ajo nuk ishte e sigurt se çfarë do të bënte më pas.
Është e pazakontë që një anëtar i profilit të lartë të ekipit të presidentit të largohet pak para zgjedhjeve afatmesme. Roli i Haley ishte pakësuar në muajt e fundit me shfaqjen e fortë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarit të sigurimit kombëtar John R. Bolton, edhe ky një ish ambasadori i SHBA në OKB.
Dorëheqja erdhi pasi grupi i mbikëqyrjes qeveritare në Uashington filloi të bënte thirrje për një hetim federal mbi përdorimin nga Haley të avionëve privatë të zotëruar nga tre biznesmenë të Karolinës së Jugut. 46 vjeçarja është një ish guvernatore e Karolinës së Jugut.