NIHILIZMI ËSHTË ANTIVLERË
Nga Av. Xhafer Sadiku
Berisha duhet kritikuar për ato që nuk bëri në tërësi dhe sidomos për ish të persekutuarit, veçmas për pronat. Megjithëse, nga njohurite e mia më rezulton se ishin të tjerët ata që vendosën për pronat dhe jo shqiptarët.
Mirëpo, të thuash se Berisha dhe PD nuk bëri asgjë për të persekutuarit dhe se Rama e Veliaj kanë bërë më shumë, kjo nuk është e saktë, madje është gënjeshtër e madhe dhe mosmirënjohje po ashtu.
Është e tepërt të japim shifra për numrin e atyre që përfituan banesa falas; për ata që u punësuan në punëra të privilegjuara, madje pa pasur arsimin përkatës; për ata që përfituan pasuri të paluajtëshme me vlera qesharake, për ata që përfituan licenca të profesioneve të lira, të bizneseve etj. Po kështu, u dhanë dekoratat më të larta, vlerësime të shumta, nderime të vecanta.
E vërteta duhet thënë se në raport me shtresa të tjera të shoqërisë, gjatë vioteve 1992-1997, ish të persekutuarit u vlerësuan drejt nga PD edhe pse pati një farë reagimi nga ato shtresa. Jo pse ishin kundër, por se përfituan edhe ordinerë dhe njerëz pa karakter që populli i njihte mirë. Interesante është se këta ankohen më shumë.
Nëse ka vënd që Berisha dhe PD duhet tu kërkojë falje, atë duhet ta bëjnë ndaj atyre që nuk përfituan asgjë. Për këtë kategori duhet t’i brejë ndërgjegja dhe në ardhshin në pushtet duhet të vënë në vend drejtësinë.