NGRITJA DHE RENIA E NJE PARTIE HISTORIKE

Nga Erion Piciri

Partia qe 27 vjet me pare ishte shprese dhe perfaqesonte mazhoritetin e shqiptareve, sot eshte kthyer ne nje levizje radikale anti-sistem, duke lene pa mbulim pjesen pacifiste, eurodemokrate, idealiste dhe me bindje te forta te te djathtes tradicionale dhe moderne shqiptare. Nje parti qe i ka rrenjet nga fundi i Luftes se Dyte Boterore dhe ka mbajtur gjalle frymen antikomuniste dhe perendimore per liri dhe drejtesi, ka perfunduar sot ne vetvrasje kolektive, me pakenaqesi te theksuara nga pjesa e civilizuar e shoqerise, duke humbur ne tavoline te gjitha bashkite e vendit dhe duke i lene njerezit pa mbrojtje, pa perfaqesim, pa alternative dhe mundesi per te ndryshuar Shqiperine. E trishte t’i japesh te gjithe pushtetet nje te marri, ta lesh kryeqytetin ne dore te nje genjeshtari, te lesh aleancen me njerezit e ndershem dhe te lidhesh fatin tend me me te korruptuarit e shekullit, qe banditizmin e perdorin ne opozite, imagjino t’ju japesh edhe pushtet. Keshtu nuk behesh dot kurre mazhoritet. Njerezit duan perfaqesi me nder, formim elitar, karakter, sistem te konsoliduar vlerash…