NËNË,ERDHËN BARBARËT

Nga Sejdi Peka
Në Bregun e Lumit kishte ditë dhe net që nuk pushonte vaji i fëmijve,gjëma e nënave,ofshama e burrave ,nëma e pleqve që kan mbetur në mes të katër rrugve.Në Bregun e Lumit askërkush nuk flinte.Nata kishte rënë.Njerzit kishin harruar që fëmijët i kishte marrë uria,shumkush nuk e kishte as bukën thatë.Po prisnin si dhia thikën kur të vinin ato “fadromat e Lali Erit”.Sapo dita me drit hijet e sajë po njoftonte se agimi ishte afër,u dëgjuan krismat në dyert me llamarina.Një zë i çjerrë,një britmë që vinte si krokodil në mes të xhunglës,-hapeni jemi policia-.Nënë,erdhën barabarët,-u dëgjuan britmat e fëmijve deri në kupën e qiellit që të këpusnin shpirtin.Janë fëmijë të terrorizuar,kur shofin shtëpitë e tyre që po shëmben,nënat që vajtojnë dhe shkulin flokët nga zëmrimi,kur shofin që mundi dhe djersa e tyre shëmbet përtokë pa mëshirshëm.Ky është krim kundër njerzimit që është i ndaluar dhe i dënuar nga konventat ndërkombëtare që i ka nënshkruar edhe Shqipëria.Eshtë kodi i shqiptarve që aty ku ka fëmijë dhe gra janë të ndaluara veprimet e dhunshme dhe këto veti e kan dalluar shqiptarin ndërmjet kombeve të tjerë,që janë “besa,nderi dhe burrëria”.A është parë vallë në ndonjë vënd të botës që policia të hedhë gaz lotsjellës brenda në banesat ku akoma flejnë foshnjë në gjumë?Edhe policët popull janë,që për një rrogë qesharake janë të detyruar t’i shërbejnë anti-ligjit.Ky nuk është “gaz lotsjellës”,është gaz “helmues”i prodhuar në Sërbi në vitin 1988 gjatë luftës në Kosovë ,për t’u përdorur në fushën e luftës nga ushtria dhe paramilitarët sërb kundër ushtrisë dhe popullit të Kosovës.Dhe sot po përdoret nga “policia që duam”kundër popullsisë së pafajshme,që nuk pranojnë të lënë shtëpitë e tyre të shëmben nga fadromat.Po përdoret nga policia me urdhër të Ali Kimkut kundër popullit që po proteston në mënyrë paqësore.Ky është krim kundër njerzimit dhe Ali Kimikun nuk e shpëtojnë poturet e Edvin Ramës.A do të bëhën vallë njerëz këta fëmijë të terrorizuar kur shikojnë Nënat e tyre që tërhiqën zvarrë nga këta “barabarët me rroba të zeza”.A kan vallë zemër dhe a janë njerëz,a kan mëshirë këta barabarët e shekullit 21?.Ani pse me ligj nuk lejohet përpara orës 7 të mengjesit policia të ndërhyjë në një banesë edhe nëse ka urdhër kontrolli nga prokuroria.Po ku pyesin këta trimat e “Lali Erit”për ligj e për maliq.Eshtë kjo “policia që duam”e Edvin Ramës, Saje Qorrit,Lali Erit dhe gjeneral Ali Kimikut.Patëm menduar se Ali Kimiku do të mbetej atje në Irakun e largët,por se po mbinë si lugat i neveritshëm këtu në Shqipërinë e varfër,askërkush nuk e pati besuar.Patëm menduar se kemi lënë prapa kohën e Enver Hoxhës,por jemi gabuar.Janë bijtë e kriminelve të diktaturës komuniste. “Policia që duam”e Edvin Ramës është shndrruar në një qen roje për Sarajet e Surrelit, që ruante plantacionet e mbjella me “Kanabis Sativa”,që e mbushën Europën me helm dhe me duke mbushur thasët me para të pista.Nënat me kohë kishin njoftuar fëmijët se duhet të rrinin urtë,do të vinin ata “barbarët me rroba të zeza”për t’u prishur shtëpinë.-Po kush janë ata moj Nënë?-Janë njerëz si ne,por që shpirtin ja kan falur djallit.Edhe ata kan fëmijë të vegjël,por për një kordhë bukë për fëmijët e tyre,sulmojnë të tjerët edhe ata të varfër deri në dhimbje.Shumica e tyre nuk e patën as darkën me një lugë gjizë,por ja që skamja të verbon,të humbë arsyen.Mendojnë se mundet të ndërtojnë jetën e tyre mbi mjerimin e të tjerve.Një far Shef Komisariati e kapi për zverku një Nënë që po përpiqej të hynte ne shtëpinë që po shembej për të larguar disa rroba apo orendi që po i zinin rrënojat.Britmat e fëmijve deri në kupën e qiellit të këpusnin shpirtin.Dhjetra polic po përfyteshin me disa gazetarë që po prëpiqeshin të filmonin gjëndjën.Një burrë po lutej që t’a lejonin të nxirte ato pak plaqka për rrobat e trupit nga shtëpia që po shëmbej.Por jo ishte e pa mundur.Punë e parë që bëri policia,ja u mori telefonat banorve në mënyrë që të mos kishin mundësinë të komunikonin me të tjerë.Këto pamje të kujtojnë filmat e Hollivudit me skenat e barbarve të para erës së re.Njerëz që fluturonin nga dritaret vetëm me rrobat e trupit.Barbarët,njerëz të egërsuar kundër njerzve të pa fajshëm,shkatërronin çdo gjë që u dilte përpara.Ishin vallë Vandalët,Hunët,Gotët apo Ostrogotët?Jo ,kjo është për fatkeqësinë tonë polica shqiptare që e ka për detyrë funksionale ruajtjën e rendit dhe qetësisë publike.Por në fakt është një polici e politizuar.Mijra polic janë të angazhuar që të ruajn Edvin Ramën se po han dreqi nga zëmrimi I popullit.Por kjo gjëndje nuk mundet që vazhdojë gjatë.Nuk mundet që t’a mbrojnë Edvin Ramën telat me gjëmba as mijra polic ditë e natë të uritur dhe të varfër,të detyruar që për një copë bukë për fëmijët të vihen në dispozicion të së keqës,të krimit në shkeljë të ligjit.Nuk ka ligj në botë që të jetë e shkruar se “duhet të vdesësh ti që të pasurohem unë”.Erion Velia dhe Edvin Rama bëjnë jetë sheikësh,ndërkohë popullin e varfër e nxjerrin në rrugë mizorisht dhe barbarisht.Këta banorë nuk po kundërshtojnë ndërtimin e Bulevardit të Ri,por po kërkojnë dëmshpërblimin për shtëpite e tyre,se nuk kan ku të mbyten pa strehë mbi krye.Ta lënë një udhëtim në Dubai apo rretheqark botës Edvin Rama me suitën e tijë,me klikën e tijë të hajdutyërisë pa kufi me djersën e popullit dhe të dëmshpërblejnë njerzit e vërfër të Bregut të Lumit dhe kudo nepër Shqipëri.Partia Demokratike do të zhbëjë qindra afera korruptive të oligarkve të lidhur me qeverinë dhe do të ja kthejë popullit.Edvin Ramën dhe klikën e tijë të hajdutërisë i prêt gjyqi i popullit.