Nebil Çika : Rama ka instaluar dikaturen
Protestës e opozitës e kane mbështetur edhe ish-të përndjekurit politikë. Kryetari i shoqatës antikomuniste së të përndjekurve politikë, Nebil Çika i cili e mori fjalën i pari pas hapjes nga kreu i grupit parlamentar te PD Edmond Spaho, akuzoi qeverinë se ka instaluar në ven diktaturën
Sipas tij, prej ardhjes në pushtet qeveria Rama ka cenuar rëndë ekonominë e kësaj shtrese.
Nebil Çika: Jemi këtu për të protestuar ndaj një qeverie armiqësore dhe diktatoriale që po instalohet. Qeveria shkel me të dyja këmbët Kushtetutën e vendit, po isntalon në të gjitha strukturat e shtetit bllokun komunist dhe sigurimin e shtetit. Të nderuar antikomunistë, të përndjekur politikë, e di që jeni shumë në këtë shesh për shkak se ne kemi arsye shumë më të mëdha të protestojmë kundër kësaj qeveria diktatoriale.
Që kur ka ardhur në pushtet po cënon interesat tona ekonomike, ka hequr kompensimin për studentët e përndjekur politikë, ka shkrirë në Ministrinë e Drejtësisë Drejtorinë e Statusit të përndjekurve politikë, së fundi po tenton tu heqë mijëra trashimtarëve të përndjekurve politikë kompensimin dhe dëmshpërblimin e atij dëmi që ia shkaktuan baballarët e tyre dhe këta vetë. Mbështesim protestën e opozitës por protestojmë për veten tonë.