Nebil Çika ( i vjetri ) ,intelektuali nacionalist që u internuar nga fashistët dhe u pushkatua nga komunistët

Nga Av , Xhafer Sadiku

Liste e te internuarve ne Itali nga pushtuesit fashiste ne 1940

Në masakrën e Tiranës, në nëntor 1944, midis të ekzekutuarëve ët shumtë ishte edhe Nebil Çika (i vjetri), një nga publicitët më të mirë të vendit. Ai ishte lindur në Prevezë, ku babai i tij punonte si doganier. Mbaroi gjimnazin në Janinë e më pas vazhdoi në liceun e Stambollit.
Në 1908, pas shpalljes së kushtetutës së perandorisë osmane, iu kushtua gazetarisë duke botuar një gazetë dhe përktheu në turqisht disa libra nga frëngjishtja. Pas luftës ballkanike u largua nga Turqia dhe shkoi pranë familjes, që banonte akoma në Prevezë.
Gjatë luftës së parë botërore u vendos me familjen në Sarandë. Shërbeu si mësues, për të vazhduar si sekretar i zyrës së shtypit e më vonë iu kushtua gazetarisë.
Në gazetën e tij “Arbënija” e në revistat “Minerva” e “Java” Miku i Librit etje, manifestoi qendrimin kundër totalitarizmit të qeverisë së Benito Musolinit dhe botoi shkrime të shumta.
Pas pushtimit të vendit, mbajti qendrim kundër pushtuesit dhe për këtë u skedua si kundërshtar i regjimit.
Për një kohë të gjatë ishte korespondent për Shqipërinë i agjensisë telegrafike angleze “Reuter”.
Duke e parë si intelektual të rrezikshëm për ta, pushtuesit e mbajtën nën kontroll. Kështu, me relacionin nr. 396/17 Prot, rez; datë 11 tetor 1940, dërguar Luogotenencës së Përgjithshme, komandanti i përgjithshëm i Komandës Superiore të Karabinierisë, gjenerali G. Agustinuci informonte mbi aktivitetin e publicistit Nebil Cika në revistën “Bota e Re”, duke theksuar se shkrimet e tij ushtronin “influencë të dëmshme, sidomos mbi rininë stundentore, prandaj është e dobishme të ndalohet botimi i një reviste të tillë dhe i botimeve të tilla në përgjithësi”.
Më 25 nëntor 1940, Nebil Cikën e internuan në Itali. Nuk e ekzekutuan pushtuesit edhe pse veproi kundër tyre, dhe e ekzekutuan komunistët!