Në protestë … në vend të Mersin Vlashit !

Nga Nebil Çika

Un jam ne protestën e studentëve si çdo te ishte prind për të mbështetur fëmijën e tij . Fëmijët e mi e kane mbaruar universitetin dhe un i kam pagur faturat e mia te arsimimit te tyre ,por kjo nuk me bën mua indiferent ,përkundrazi,më motivon edhe me tepër qe te jem pjesë e protestës se studenteve. Jam ne protestë se kjo është një kauzë e drejte e tyre dhe e te gjithë shqiptarëve që vlerësojnë arsimin me rëndësi të veçantë për vendin, të tashmen dhe të ardhmen tone. Por kam edhe një arsye te veçantë qe jam ne proteste , jam këtu edhe ne vend te Mersin Vlashit dhe te dhjetar te burgosurve politike antikomuniste qe nuk mundin dot te jenë sot këtu për te protestuar ne kah te fëmijëve te tyre studente. Për ata qe nuk e dine Mersin Vlashi është një nga te burgosurit politike antikomunist pjesëtar i Revoltës Antikomuniste te Burgut te Spaçit ne vitin 1973, ai ishte piktor dhe pikturoi flamurin kombëtar pa yllin komunist qe ngritën te burgosurit ne këtë revolte dhe për këtë u ndëshkua rende nga komunistët. Për këtë qëndrim te tij ai është dekoruar nga Presidenti me Medaljen e Artë të Shqiponjës. Mersini nuk jeton me . Ai ka lenë pas gruan dhe dy fëmijët e tij te cilët janë ne një gjendje të rendë ekonomike .Vajza e Mersinit është studente shkëlqyer e Fakultetit Juridik ne UT . Ajo nuk e paguan dot taksen e shkollës as faturat e tjera të vendosura nga qeveria për arsimimin e saje . E ëma invalidë, mezi ja del me pensionin të ushqeje disi fëmijët e saje . Shpresën e ka tek dëmshpërblimi i burgut te Mersinit te cilin nuk po e merr dot qe nga viti 2013 pasi qeveria ka bllokuar shpërndarjen e tij për trashëgimtarët . Ne këto kushte e bija e tij rrezikon të mos vazhdojë dot studimet . Jam i sigurt që po te ishte gjallë Mersini do te ishte ne krah te vajzës dhe shokëve te saje ne protestën e studenteve siç duhet te beje çdo prind normal për fëmijën e tij. Por ai dhe shume te përndjekur politike nuk mund te jene dot atje ne krah te fëmijëve nipërve e mbesave të tyre prandaj un jam sot dhe çdo dit atje edhe ne vend te tyre për fëmijët e tyre qe vuajnë sot padrejtësinë e shkaktuar nga qeveria e politika bij te etërve qe persekutuan , burgosen pushkatuan dënuan e internuan te paret e tyre për 50 vjet me radhe.

*Kryetar  iShoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë