Në parlament ,midis të vdekurve të gjallë dhe të gjallëve të vdekur

 

Nga Nebil Çika

Sot isha i ftuar nga Autoriteti i Hapjes se Dosjeve te Sigurimit te Shtetit për te marrë pjese ne një seancë parlamentare ne kujtim te ditës se dënimit te Grupit te Deputeteve nga diktatura komuniste, 70 vjet më parë. Nuk është se prisja ndonjë gjë te madhe nga ky aktivitet në një institucion të kontrolluar nga komunistët dhe te drejtuar nga një autor direkt i krimeve te komunizmit siç është ministri i fundit i brendshëm i diktaturës Gramoz Ruçi. “Kushti” im për kreun e autoritetin znj. Genta Mara Sula ishte qe ne ketë seance te bëheshin publike emrat e xhelatëve , një detyre kushtetuese kjo e Autoritetit , gjë qe nuk ndodhi dhe nuk kishte se si . “Nuk përmendet litari ne shtëpinë e te varurit” – thotë populli , dhe përmendja e emrave te xhelatëve ne shtëpinë e tyre është pothuaj i pa mundur nga një autoritet qe e kane zgjedhur vete xhelatët apo pinjollët e tyre politike e gjenetike. Zonja Sula dhe te tjerë , përveç fjalimeve politike te deputeteve te opozitës,numëruan vetëm te vrarët gjë qe ne te përndjekurit antikomunistë kemi 70 vjet qe e bëjmë. . Jo se nuk i dine, mjafton ti referohen dokumenteve qe ka botuar ISKPK dhe Kastriot Dervishi ,por me sa duket hapja e dosjeve po funksionon se prapthi , si mbyllje e tyre , gjë qe ne e kemi parashikuar qe kur kemi kundërshtuar ligjin qe ka bere krenar vetëm kryeministrin.Rama dhe xhelatët e komunizmit dhe pinjollët e tyre ne partine e shumicën parlamentare te tij. Me pak fjale ,seanca e trumbetuar me aq buje rezultoi si ne shumicën e rasteve një vrime ne uj ne ujë apo ndoshta edhe me keq.. Ne fakt mire e kishin nga nje ane.  Ata qe mungonin fizikisht ishin te vraret, se vrasesit ishin prezent, kane 70 vjet qe jane ,qe drejtojne parlamentin dhe kete vend.
Por çdo e keqe ka n ka një te mire pas. Kjo seancë me gjithë groteskun e saje nxori para publikut shqiptar edhe një here mjerimin e parlamentit dhe politikes si dhe mjerimin e parlamentit dhe politikes si dhe derexhenë e demokracisë shqiptare. Senca nuk u drejtua nga Ru. Seanca nuk u drejtua nga Ruci ( shoku Gramoz ) një kusht ky i vene nga deputetet e opozitës , por megjithatë xhelati i fundit i komunizmit ishte i pranishëm ne salle pa ja bere syri terr nga krimet dhe viktimat e partisë dhe sigurimit te drejtuar prej tij. Rama , kreu i PS-se pinjoll gjenetik i një tjetër xhelati dhe drejtues vazhdimësisë së partisë qe i beri gjëmën deputetëve dhe gjithë Shqipërisë ishte gjithashtu atje , madje u përpoq te merrte protagonizmin duke u deklaruar “krenar” për ato qe kishte bërë ai dhe partia e tij. Po nejse , nuk janë gjera qe ndodhin për here te pare këto. Opozita spikati me qëndrime te qarta antikomuniste ,sidomos kreu i saje Basha qe si kurrë me pare nuk kishte manifestuar një qasje te tille kaq te hapur dhe te forte antikomuniste . Pjesa tjetër  vinin nga shtresa e te përndjekurve politike dhe qasja e tyre ne pozita te tilla dihet .E vetmja gjë pozitive qe mund te veçohet ne ketë farse te Kuvendit ishte ndjesa e Bashës për ato qe partia e tij nuk kishte bere dot kur ishte ne pushtet dhe qëndrimi antikomunist i opozitës (PD) qe u shtri ne kohë ne situatën aktuale politike .Alibeaj ,me i drejtpërdrejti, tha se “antikomunizmi ishte po aq i forte sa 70 vjet me pare”,  një deklarate me rendësi ne se ky qëndrim ishte me shume se sa mendimi i tij personal .
Cinizmi  i Rames nuk ka kufi. Ai ja hodhi fajin për atë masakër mbi deputetet , vetëm trupit gjykues , një majori dhe dy kapitenëve pa iu përmendur fare emrat, por nuk guxoi ta çonte dot përgjegjësinë me lart dhe nuk kishte se si te ndodhte kjo pasi do ti duhej te dilte tek i ati , daja etje  autore të njohur te krimeve komuniste .Se do shkonim tek i varurim i fundit , Havzi Nela pastaj. Kishte një ligësi te dukshme ne te gjithë fjalën e Ramës qe ne krah te Ruçit fliste për deputetet e vrarë nga komunizmi. Vetëm një mendje malinje si e tij mund te zgjedhë kryetar Kuvendi  një njeri qe po vet e ka venë ne muze si xhelat te komunizmit. Por jo vetëm kaq . Një nga deputete e e nga deputete e përzgjedhura prej tij për te folur për krimet komuniste ishte Englantina Gjermeni ,një tjetër mbiemër i frikshëm i i komunizmit .Pra, vetëm me tre te pranishëm ne këtë seancë, Ruçi Rama( Koleka) dhe Gjermeni, kuptohet hipokrizia dhe cinizmi i këtij aktiviteti qe nisi e përfundoi si një farse propagandistike por edhe një cinizëm i pa shoq. Por me emrat e xhelatëve ka pak problem edhe PD-ja . Për arsye historike përmendja e njërit prej tyre i ve ne siklet . E kam fjalën për prokurorin e këtij gjyqi masakër ,Josif Pashko i ati i një prej temeluesve te PD,Gramoz Pashko. Ka kohe qe drejtuesit e PD-se nuk e përmendin me emrin e tij dhe orientimi i ri antikomunist i Bashes e bën gjithnjë e me te pa mundur një gjë te tille. Nga komentet në rrjete sociale një numër i konsiderueshëm nuk beson tek linja antikomuniste e Bashes dhe kane argumente ter besueshme për ketë, një prej ter cilëve është fakti qe ai firmos ende urdherat e udhëzimet e PD-se bashke me sekretarin e përgjithshëm , avokatin e familjes Hoxha, Arben Ristani . Un hyj tek njerëzit qe besoj se Basha e ka seriozisht kursin ideologjik antikomunist qe ka nisur ,por te tjerë edhe per shkak te informacionit te kufizuar , janë skeptike për këtë dhe ne ket dhe ne ket dhe ne këtë situate përveç retorikës se qartë Bashesi duhen edhe veprime konkrete antikomuniste , se pari brenda partisë se tij .
Siç thash ne fillim , mjerimi ishte ai qe manifestohej  ne këtë seance te pa zakonte te parlamentit . Duke folur për cilësitë e qëndresën e deputeteve te pushkatuar 70 vjet me pare u theksua edhe me shume llumi qe  per 70 vjet  ka zëne ne masë vendin tyre nga kreu i tij ,xhelati i sigurimit e deri tek pinjollët e vrasëseve apo lidhjet e tjera me krimin komunist ,njëherazi doli ne pah edhe hendeku kulturor edhe intelektual midis tyre qe koha dhe fatet nuk i zbehin dot . Ajo qe unë pashe qartë ketë seancë parlamentare ishte një përmbysje me shume se virtuale e atij realiteti qe u munduan te krijonin ,jo pa hile organizatoret . Te vdekurit edhe pas 70 vjetësh , siç citoi sot gjyshin e saje Ismret Toto, Nevila Nika , një prej familjareve te deputeteve martire: “Bota është e atyre qer digjen , jo e atyre qe ngrohen”, ishin me te gjall se kurre, nderkohe qe te gallet , shumica e tyre, ishin te vdekur e ter pa kallur  ,jo vetem politikisht . Duke pare ketë skene groteske, këtë situate te pështire hipokrizie e cinizmi ku te gjallët keto kufoma politike,  qe i vranë natën u përpoqën ti qajnë ditën, sepse mu kujtua vargjet e mrekullishme të poetit martir Vilson Blloshmi :
“Nëse nuk munda brengës t’i bëj ballë,
Zjarr përsëri kam në shpirt të djegur;
Nëse m’i vdekur jam se çdo i gjallë,
Mirë pra, m’i gjallë jam se çdo i vdekur. “