NË KUKËS, EDVIN RAMA E GJETI NDOC RROKUN DHE I MBUSHI POTURET
Nga Sejdi Peka
Kam menduar se ky Ndoc Rroku që e ka aq për zemër në batutat e tijë të dalë bojë,do të ishte një figurë fantazmagorike apo një person shumë i afërt që Edvin Rama e ka aq për zemër.E ka për zemër se ose e ka patur mysafir në sarajet e Surrelit siç bënte Veziri i Shkodrës që thërriste si mysafir në sarajet e tijë parinë e vëndit.Meqense për nga emri dhe mbiemri Ndoc Rroku duhet të jetë nga Mirdita,kjo e bën më të besueshme se edhe Edvin Rama ka deklaruar se e ka prejardhjën nga Mirdita.Po as dreqi nuk e merr vesh se nga është dhe nga vjen ky njeri që ju ba havale e rëndë tash e 20 vite Shqipërisë që e ka rjepur e vjedhur pa kufi.Kur shkon në Tropojë thot jam nga Tropoja,në Pukë thot prejardhjën time e kam pukjanë.Para disa kohësh gazeta greke”Kathemerini”shkruante duke rëmuar në gjenezën e Edvin Ramës se ky njeri e ka prejardhjën nga një fshat i humbur i Greqisë dhe se as nga raca as nga gjaku nuk është shqiptarë.Më thënë të drejtën më erdhi mirë se një shejtan i tillë që i solli vetëm të zeza Shqipërisë nuk qenka shqiptarë të paktën,i qoftë falë dreqit vetëm shqiptarë të mos jetë.Në Kushtetutën e Zogut të vitit 1928 në nenin 101 të sajë shkruhet tekstualisht,”nuk mundet që të bëhët Ministër apo Deputet një njeri që nga raca e gjaku nuk është shqiptarë”.Po të mos dalim nga tema që po dëshëroj të trajtoj.Ka kohë që në daljet e tijë publike që është bërë si “fandi spathi”,gjithnjë dhe vazhdimisht krekoset si gjeli majë plehut se “ne do të shkojmë të vetëm në zgjedhje edhe Kukësin do t’a fitojmë”.-Po ku dhëmb dhëmbi shkon gjuha –thot një fjalë e popullit.Me Kukësin është në gjak dhe në hak Edvin Rama.Eshtë në gjak me të gjith ish të Përndjekurit Politik të Shqipërisë,se u ka vrarë antikomunistëve poetin e vargjeve të lirisë,djalin trim të Lumës legjendare,u ka vrarë Havzi Nelën djaloshin trim që ka ndarë kafshatën e bukës me bashkvuajtësit e tijë në burgjet skëterrë komuniste.Në çdo përvjetor të vrasjes së poetit,Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politik të Shqipërisë e përkujton me pitet poetin martir,duke u transmetuar brezave se kush ishin armiqt e Shaqipërisë,se kush në të vertetë ishte Kristaq Rama,Babaj i këtij Edvin Ramës.Ishte një mostër komuniste e tillë që pa hezitim vendosi firmën si Antarë i Presidiumit të Kuvendit Popullor për varjën në litarë të poetit.Ishte një monstër besnike e Ramiz Alisë,që diktatori e dërgoj në Ambasadën Italiane për të bërë presion familjes Popa që të dorzohej pas një ngujimi të gjatë në Ambasadën Italiane.Aty në burg në copa letre, Havziu i shkroj poezi për të parën herë“Kartës së Helsinkit”,që pothuajse askërkush nuk kishte informacion në Shqipëri nga censura komuniste.Më ka vrarë mikun tim të paharruar Havzi Nelën,që më jepte kurajo dhe shpresë në Krumë në vitin 1962 që kishte ardhur si mësues,”se komunizmi është një utopi që do të bjerë si gardhi i kalbur dhe do të vijë demokracia amerikane edhe këtu në Shqipëri”. Jam krenarë se e kisha mik.Bënim plane se si do të ishte e mundur të vritej diktatori Hoxha.Po të gjithë derrat një turi kan, “duhet vrarë sistemi”më përsëriste sa herë Havziu.Eshtë në gjak me të gjithë popullin e Kukësit që me dt.5.Prillë kur Rama do të vizitonte Kukësin,kuksianët trima,nipat e Ramadan Zaskocit dhe të Muharrem Bajaraktarit i vunë traun bash tek “Ura e Mamzit”.Këtu nuk kalon dot shkruhej në traun e vendosur në urë.Eshtë në gjak dhe në hak me popullin e Kukësit për vrasjën dhe pushkatimin e dhjetra nacionalistëve kuksianë që po kundërshtonin vendosjën e murtajës bolshevike në Shqipëri.Nuk harrojnë kuksianët masakrën e Buzë-Madhes të vitit 1944 kur partizanët mbasi u pritën në Stanet e Buzë-Madhes me mish qëngji ,të nesërmen 21 burra u thirrën gjoja për një mbledhje në Krue të Bardhë dhe u pushkatuan në pa besë.Nuk harrohen masakrat komuniste në Bicaj ,në Topojan ,në Shishtavec, e kudo gjetkë,për t’a terrorizuar dhe nënshtruar popullin e Kukësit.Ishte e turpshme dhe e marrë që mijra polic dhe të FNSH,kishin bllokuar rruget dhe qafat e maleve duke terrorizuar njerzit.Por Ramës nuk ja mbajti prapanica dhe zbriti hajdutqe me helikopter.Kukësianët u përleshën me policinë fyt për fyt.Këtu nuk kalon Edvin Rama.Dhe frigacaku i “Rilindjës”i mbushi poturet.Zbriti tinzisht dhe befasisht duke udhëtuar me helicopter.Se po i bëhët vonë për miliona Euro që populli do të pagauaj për mijra polic që ruajn diktatorin Rama natë e ditë,në Surrel dhe anë e kënd Shqipërisë.Se me të vertetë nuk ka shëmbull në botë që mijra polic të ruajn Edvin Ramën se po e ha dreqi nga zëmrimi i popullit.Thonë se Mahmut Daci i Lumës ishte një trim i çartun,por duke udhëtuar i rrëshqiti këmba pasi kishte hasur me një hale në rrugë dhe u rrëzua.Nxori nagantin dhe të gjith karikatorin e zbrazi mbi halenë në rrugë.Shokët i thanë se “cfar bëre Mahmut Beg,ky ishte një flliqësirë”.-Eshtë flliqësirë por don vra se ky të fëlliqë.-Sigurisht që Edvin Rama ka mbledhur në Kukës një tufë maskarenjsh të importuar nga Tirana si Gici e Co,por populli i Kukësit ashtu si gjithë Shqipëria nuk e do por edhe e urren.-Urrejtja është e shejtë-,shkruan Emil Zola ne Zherminalin e tijë.-Ajo është një shprehje luftarake e zëmrave të fuqishme që poshtërsia dhe marrëzia u ngjallin zëmrim.Të urresh don të thotë të duash.-Rama ik,ushton thirrja na të katër anët e Shqipërisë.Dhe gamarin që po e hante ujku po mendonte se është në ëndërr.Për demokracinë që janë derdhur lumenj gjaku nga pararendësit tanë, duhet mbrojtur me çdo kusht.