Në 30 qershor nuk do t’iu nxinë gishitin por fytyrën dhe jetën tuaj !

 

Të gjithë ata që me apo pa dëshire kane vendosur të vetojnë në 30 qershor duhet ta dine qe nuk do nxijnë vetëm gishtin por faqen e tyre dhe sidomos jetën e tyre dhe te familjeve te tyre .
Një votë në 30 qershor mund te kthehet ne një pale pranga , një qelli burgu , një padi ne prokurori , një familje e larguar nga vendi , një bandit ne pushtet e administrate, një bombe me gaz helmues , shkop gome , një burg tjetër, një kamp internimi , një prone me shumë e grabitura një taksë e një gjobe me shumë, me pak te drejte fjale e shtypi, me pak te drejtë zgjedhje  eshte nje hap drejt izolimit dhe telave me gjemba .
Duhet ta dini qe po votoni aktin me te madh politik të rikthimit te diktaturës neokomuniste . Keta jane bijte e eterve dhe diktatura është e vetmja gjë qe dine te bejne mire .
Njollën qe do vini ne gisht për te votuar juntën mund ta fshini por nuk do te mund te fshini dot njollën ne fytyrën tuaj , Do te kuqeni e do t’iu vije turp ( për ata qe e kane ende këtë ndjenjë njerëzore ) para fëmijëve tuaj për te zezën qe po iu bëni.
Merreni seriozisht, keshtu nisi edhe ne 1945 ! Te votosh diktaturën është pjesëmarrje në krim !