Ndërtimi i botës së Game of Thrones sipas koncepteve kyçe të marrëdhënieve ndërkombëtare

Në përfaqësimin hobsian të gjendjes së natyrës jeta njerëzore është «vetmitare, mjerane, e shpifur, e vrazhdë dhee shkurtër». Ky imazh i korredpondon përshkrimit të kontinentit fantastic Westeros, i pavdekësuar kështu ngaGeorge R. R. Martin në romanet “A Song of Ice and Fire”, më pas të transformuara në serialin televiziv “Gameof Thrones” të kanalit televiziv amerikan HBO. Siç konfirmohet nga artikuj të ndryshëm të shfaqur në revistapolitologjike (kanë folur në mënyrë të veçantë “Foreign Affairs” dhe “Foreign Policy”), saga mund tëinterpretohet në terma politologjikë dhe përmbajtja e saj rezulton shumë më tepër domethënëse nëse merret përbazë perspektiva e marrëdhënieve ndërkombëtare. Megjithëse biografia e autorit nuk paraqet elementë që tëtregojnë njohjen sistematike e paradigmave kryesore të disiplinës, veprat e tij dallohen për një njohje dhe njëaftësi paraqitëse të dinamikave të pushtetit në mjedisin ndërkombëtar që e bën “Game of Thrones” njëinstrument të dobishëm për t’i ilustruar funksionimin. Përfundimi i paradokohshëm i sagës televizive (27 gusht)siguron spunton për të bërë një refleksion lidhur me të. Në fakt, “Game of Thrones” ofron përfaqësime të shumta të koncepteve kyçe të disiplinës. Bellum omniumcontra omnes, që shpërthen midis dinjitarëve të Shtatë Mbretërive pas vrasjes së Aerys të II-të Targaryen(“Mbreti i çmendur”), ka bërë të flitet për një interpretim “realist” të ngjarjeve njerëzore. Faktikisht, gjendja ekontinentit perëndimor pasqyron në mënyrë efikase atë të anarkisë ndërkombëtare në të cilën dergjen shtetet dhenevojën pasuese të tyre për të vepruar si maksimalizues të sigurisë. Ndjekja e interesave, parasëgjithash asaj tëmbijetesës, u imponon të gjithë personazheve të sagës një qasje thelbësisht amorale, përshkrimi i së cilës nukmund të jetë njëdimensionale. “Game of Thrones” i shpëton në fakt dikotomisë klasike “e mirë/e keqe” tëshumë sagave të tjera, parasëgjithash të gjitha atyre të John Tolkien. Është për këtë arësye që në evolucionin ehistorisë, me përjashtimin e Jon Snow (polit pozitiv) dhe Cersei Lannister (polit negativ), të gjithë përfundojnëduke kryer si veprime shembullore, ashtu edhe të këqija (ndër figurat më emblematike të kompleksitetit tënatyrës njerëzore figurojnë ato të Jaime Lannister dhe Sandor Clegane).Nëse gjendja “anarkike” e Westeros përbën kornizën e rrëfimit, filli i kuq i tij është pashmangshmërisht lufta përpushtet. Ndërprerja e suksesionit sipas parimit tradicional të suksesionit dinastik, edhe pse e justifikuar ngamizoria e sovranit shkakton në fakt shtytje centrifuge që shpërthejnë përfundimisht me vdekjen e mbretit të riRobert Baratheon. Është kështu që Westeros rrëshqet në një gjendje “kuazilegjitimiteti”, që të kujton gjërat qëshkruhen në libra për pushtetin. Përputhja midis një rendi politik që shkon drejt perëndimit (atij të familjeve tëvjetra fisnike të Shtatë Mbretërive) dhe një rendi emergjent, që gjithsesi akoma pritet të vijë (ai i DaenerysTargaryen apo ai i Jon Snow), konfirmon se është skenari par excellance i luftërave pakompromis që fusinbanorët e kontinentit perëndimor në një spirale dhune.Pushteti përfaqësohet sipas një imazhi ëeberian të mundësisë për të parë të afirmuar vullnetin personal edhe nëprani të një opozite, ashtu siç shprehet në mënyrë mjeshtërore nga Cersei Lannister në skenën ku i kujton PetyrBaelish (Littlefinger) – teksa udhëron njerëzit e tij fillimisht ta ekzekutojnë, më pas ta lirojnë – se, në ndryshimnga “dija” (i së cilës është bartës Littlefinger), «pushteti është pushtet». Kështu, lufta për pushtetin paraqitet sinjë “lojë me shumatore zero”, e përshkruar mirë në dialogun midis Cersei dhe Ned Stark, në të cilin gruaja ikujton kalorësit të parë të të shoqit se «në lojën për fronin ose fitohet, ose vdiset, nuk ekzistojnë rrugë tëmesme». Veç kësaj, “Game of Thrones” zgjidh nyjen e vështirë e raportit midis pushtetit politik dhe atijekonomik duke marrë një pozicion të qartë (që rezulton shumë më e zmusuar në librat e Martin). Në fakt, është ipari që paraqitet si e mira kryesore e mangët në brendësi të shoqërisë, për të cilën kushdo që ka resurse nëdispozicion është i gatshëm që të luftojë. Në fakt, paraja duket si një instrument për të siguruar pushtetin e
vendimmarrjes, por që, siç demonstrohet nga raporti që Lannister-ët kanë me Iron Bank dhe nga mënyra sesihakmerren për tradhëtinë e familjes shumë të pasur Tyrell, jo domosdoshmërisht përkthehet në të.Megjithatë, në të njëjtën kohë përfaqësimi i pushtetit nuk është katandisur në forcë të thjeshtë, porproblematizohet. Mbi të gjitha kush e transformon pushtetin në ushtrim të thjeshtë dhunë apo në kërcënimin epërdorimit të tij herët apo vonë mbetet viktimë e spirales që e ka shkaktuar apo kontribuar duke e ushqyer (rastii Mbretit Joffrey Baratheon është më i bujshmi), ashtu edhe kush e ndjek duke përdorur vazhdimisht tradhëtinëherët apo vonë i mbetet viktimë (fundi i Littlefinger demonstron se në perspektivë pabesia nuk shpërblen). Nëradhë të dytë, gjatë serialit shfaqet ideja se pushteti vepron më mirë atje perceptohet nga njerëzit ai autoritet ose,me fjalë të tjera kur fiton “konsensusin” e subjekteve të cilëve u drejton komandat. Në fakt, siç demonstrohetnga roli politik i luajtur nga Cersei (një grua) përpara se të bëhet mbretëreshë apo nga Tyrion Lannister (njëxhuxh) që dy herë emërohet kalorës i parë (një lloj kryeministri), jo vetëm mbretërit apo luftëtarët mund të jenëbartës pushteti. Përkundrazi, pushteti qëndron «aty ku njerëzit besojnë se pushteti qëndron; është një truk, njëhije mbi mur», siç i nënvizon Lord Varys Tyrion në një prej dialogjeve më të arrira të sagës. Për këtë arësye,bartësit e tij janë vazhdimisht në kërkim legjitimimi, duke rezultuar të vetëdijshëm se një deficit i këtij të fundite bën të pamundur ose e pengon ndjeshëm ushtrimin e pushtetit.Në Ëesteros perëndimi i parimit të legjitimitetit tradicional (suksesioni dinastik), bën që personazhet të kërkojnëqë të kapen pas të paktën dy burimesh alternative legjitimimi. I pari është feja, siç demonstrohet nga raportimidis pretendentit të fronit Stannis Baratheon dhe Melisandre, priftëreshë e Zotit të Dritës. Apo edhe ngamirëkuptimi momental midis Cersei, që kërkon të forcojë pozicionin e djalit të saj Tommen si mbret i ri dheSepton-it të Kultit të 7 Zotave. Ose, më tej akoma, nga identifikimi i Njerëzve të Veriut me Zotat e Lashtë, ngaajo e Njerëzve të Hekurt me Zotin e Thellësive dhe nga ajo e Dothraki-ve me Stalionin e Madh. Burimi i dytë ilegjitimitetit është ideologjia, të cilës i drejtohet kryesisht Daenerys Targaryen, vajza e “Mbretit të Çmendur” qësynon të ribashkojë 7 Mbretëritë nën autoritetin e saj me ndihmën e tri dragojve. Tek “Game of Thrones” ështëajo që është e pajisur me një ngarkesë revolucionare në kuptimin e vërtetë të fjalës, e ngritur mbi projektin eçlirimit të skllevërve dhe realizimin e një rendi të barabartë e pa pasur më padrejtësitë ndaj të dobtëve.Potenciali politik i ideve të Daenerys, që gjatë serialit i mundësojë të formojë nga hiçi një ushtri të frikshme(tjetër tregues i parimatit të pushtetit politik ndaj atij ekonomik), shfaqet në një dialog me Tyrion. Ky i fundit, qëpasi është mohuar nga familja e tij i bëhet kalorësi i parë, provon që të ruajë pretendentin për fronin e shpatavenga kurthet që e presin dhe vështirësitë për gjetjen e aleatëve të rëndësishëm në Westeros për ndërmarrjen e tij.Ajo i përgjigjet se familjet e mëdha fisnike të kontinentit përfaqësojnë rrezet e një rtote që shtyp njerëzit. Njërrotë të cilën nuk është e interesuar ta ndalojë apo t’i bëhet pjesë, por që në fakt synon ta shkatërrojë.Bota (ose sistemi ndërkombëtar) në të cilën Daenerys dëshiron të realizojë projektin e tij duket se ka ka kaluarnga një asset ekonomik, atë të mbretërisë Targaryen, në një multipolar, në të cilin familjet e mëdha fisnike nuknjohin autoritet superior dhe e fitojnë sovranitet mbi porcione të vogla të kontinentit perëndimor. Në kuadër tëkëtij aseti të ri, Shtëpia Lannister, i së cilës Joffrey Baratheon që ulet në fronin e shpatave është anëtar (ështëdjali i madh i Cersei e Robert Baratheon dhe nip i Tywin Lannister), është e para që zhvillon ambiciehegjemoniste (rivendosje të autoritetit mbi fronin e 7 Mbretërive). Projekti i Lannister-ëve, që kontrollojnëTokat e Perëndimit dhe ato që më parë u përkisnin Targaryen-ëve, mbështetet mbi diferencialin në termat e hardpower – si në komponenten ushtarake, ashtu edhe në atë ekonomike – që i favorizon kundrejt shtëpive të tjera.Është kjo origjina e vërtetë e Luftës së 5 Mbretërve, ndërsa shkaqet janë ilegjitimiteti i Joffrey dhe vrasja e NedStark. Kjo e fundit merr dukjet e një “lufte hegjemoniste” në kuptimin e vërtetë të fjalës në prizmin e RaymondAron e Robert Gilpin. Në fakt, është një konflikt që përfshin të gjithë aktorët kryesorë të sistemit, qëkonfigurohet si “total” prej shtrirjes gjeografike dhe intensitetit të luftimeve (pavarësisht se kohëzgjatja e e tijështë relativisht e shkurtër) dhe që ka si post në lojë natyrën dhe qeverisjen e sistemit ndërkombëtar.Karshi kërcënimit të përbërë nga Lannister-ët, Stark-ët, dy fraksionet e Baratheon-ëve (ai që ka në krye Stannisdhe ai që ka në krye Renly, të dy vëllezër të Robertit), Greyjoy-t dhe, fillimisht, Tyrell-ët zgjedhin bilancimin,por pa bashkëpunuar. Stannis Baratheon vret vëllain e tij Renly, ndërsa Greyjoy-t përfitojnë nga situate për tësulmuar Stark-ët. Arryn-ët dhe Tully-t, me përjashtim të Blackfish që mbështet Stark-ët, zgjedhin një neutralitettë prirur që të fitojnë kohën e nevojshme për t’u forcuar dhe më pas rreshtuar nga ana e fitimtarëve. Midisshtëpive të mëdha fillimisht Martell-ët e më pas Tyrell-ët momentalisht hipin në të njëjtën karro me Lannister-ët,vetëm për ta kuptuar më pas se e kanë ngrënë. E njëjta zgjedhje, por më shumë e kuptueshme në dritën edinamikave të sigurisë, kryhet nga disa fuqi të vogla si Frey-t dhe Bolton-ët, të cilët shpresojnë të zënë vendinnë rendin e ri të udhëhequr nga Lannister-ët shtëpive të mëdha të cilave u qenë besnike në të kaluarën. Kështu,kërkimi i sigurisë dhe i akumulimit të pushtetit u imponojnë aktorëve në lojë që t’u përshtaten rrethanave dhe tëjenë të gatshëm të lidhin e të ndryshojnë aleanca. Është logjika e sugjeruar në shumë raste anëtarëve të familjesStark nga Gishtshkurtëri, sipas të cilës «paqja bëhet me armimkun, prandaj edhe quhet paqe» dhe «duhet luftuarçdo betejë fillimisht në mendjen tënde, duke e konsideruar secilin si armikun tënd dhe secilin si mikun tënd».Mbarimi i Luftës së 5 Mbretërve përfundon me një fitore të Lannister-ëve, që gjithsesi nuk e arrijnë ekuilibrin etyre strategjik. Në fakt, kontinenti perëndimor vazhdon që të dallohet nga një asset multipolar dhe ngjan prejpaqëndrueshmërisë së tij, pse jo edhe prej pushimit të një aktori të aftë që të vendosë një nivel minimal rregulli,