Ndahet nga jeta Dr. Agim Leka
Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare Dr. Agim Leka. Ai ishte një nga mjekët e parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, intelektual, patriot e atdhetar, kundërshtar i betuar e regjimit komuniste të Enver Hoxhës dhe sllavo komunizmit në trojet shqiptare.
Ai mbylli sytë më 8 mars 2018, në “St. John’s Riverside Hospital” në Yonkers, NY. Dr. Agim Leka u lind më 25 janar 1924 në Delvinë të Shqipërisë, një qytet i vogël pranë Sarandës. Dashuria e tij për Shqipërinë u frymëzua nga ngjarjet historike që formuan jetën e prindërve të tij, gjyshërve, profesorëve dhe të tjerëve.
Babai i Dr. Lekës, Rakip Leka, ishte nga fshati historik i Borshit dhe ishte një diplomuar nga “Summa Cum Laude” i Universitetit Imperial të Stambollit, Shkolla e Jurisprudencës. Rakipi ishte një nga gjyqtarët e parë të emëruar nga Ismail Qemali, themeluesi i Pavarësisë së Shqipërisë, dhe që shërbeu me zell për shumë vite në Mbretërinë shqiptare – kohën e Mbretit Zog.
Gjyshi nga nëna i Dr. Lekës, Nebi Sefa, ishte një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Dr. Agim Leka ishte nje nga drejtuesit e rinise se Ballit Kombetar gjate luftës se dyte botërore ,aktivitet politikë qe e vazhdoi pas largimit nga Shqiperia edhe ne SHBA
Dr. Agim Leka ka marrë shumë nderime e dekorime përfshirë nga Kongresi Amerikan, organizata të ndryshme mjekësore si në rastin kur në 19 mars 2011, Shoqata e Mjekëve Shqiptaro-Amerikane organizoi një mbrëmje kushtuar punës së tij për gjysmëshekulli në shërbim të shëndetit të qytetarëve. Dekorata e shoqatës iu dorëzua Dr. Lekës nga Nobelisti me origjinë shqiptare, Dr. Ferid Murat, kryetar nderi i shoqatës.