Myslym Murrizi: Kodi zgjedhor hipokrit Perfaqësuesit e popullit i cakton Stalini
Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në Ora News tha se për shkak të ligjit të vitit 2008, deputetët në Parlament janë thjesht të punësuar.
Murrizi: Do ta them shkoqur pse po bie pjesëmarrja? Që prej vitit 2008, ne kemi bërë një ligj hipokrit që ua fshehim të zgjedhurve. Ne kemi bërë një listë hipokrite me të punësuar në Kuvend që nuk janë deputetë. Ne kemi një ligj hipokrit dhe në çdo palë zgjedhje nëse do të vazhdohet me këtë ligj ku votohet për partinë ku Stalini i cakton ata që përfaqësojnë popullin…ne duhet të kërkojmë që të ndryshojë ligji.